• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po mungon vetëm edhe ministria e sekserëve, kontrabandistëve dhe kodoshëve

by Enver Robelli
08/09/2017 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një turmë hajdutësh kanë vendosur të rrjepin shtetin e Kosovës. Duhet rezistencë gjithëpopullore për ta shpëtuar këtë vend.

Nga Enver Robelli

Shteti i Kosovës në këto çaste i ngjan një pule të lagur e të lodhur, që me këmbë të këputura shkon drejt kasapit. Dhe kasapi është i pamëshirshëm. E bëjmë edhe një ministri? E bëjmë! E themelojmë edhe një? E themelojmë! A i bëjmë pesë ministri të ekonomisë? I bëjmë. E shtojmë edhe një për integrime dhe një përgjegjëse për marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik? E shtojmë! Pastaj edhe një për marrëdhënie me Kubën. Pse jo!

Hajde tani edhe një ministri për dialog. Dhe një tjetër për bujqësi. Dhe një ministri të radhës për dardha të kalbura. Dhe një tjetër për shpirtra të kalbur. Një për menaxhimin e punëve detare dhe një për kristalet e Trepçës. Një për muhabete me Shumadinë. Një për kujdes ndaj mjedisit dhe një tjetër për moçale. Mandej numërojmë: ministrinë për investime strategjike dhe një për ndjekjen e investitorëve strategjikë. Një ministri për mbikëqyrjen e funksionimit të Portit të Shëngjinit, gjithsesi.

Një turmë hajdutësh kanë vendosur të rrjepin shtetin e Kosovës. Duhet rezistencë gjithëpopullore. Rezistencë kundër një tarafi politik që së shpejti pritet të themelojë edhe ministrinë e sekserëve, kontrabandistëve dhe kodoshëve. Vetëm ajo po mungon. Apo ndoshta përfshihet në kuadër të ministrisë së inovacionit. Kuptohet se nuk duhet të mungojnë as ministritë për diasporën e Europës Perëndimore, për Amerikën Latine, për Afrikën dhe për Azinë. Na duhen së paku dhjetë ministri për diasporën.

Pse jo edhe një ministri që merret me orarin e autobusëve që nisen për Beograd dhe një për kontakte me trafikantë të qenieve njerëzore nga Beogradi në Suboticë. Një ministri për fshehjen e parave në bankat e Stambollit dhe të Vjenës. Një ministri për qepjen e kostumeve në rrobaqepësitë e Vjenës. Një për shkëmbimin e rakisë së Rahovecit me shlivovicën e Kralevës. Një për kurdisje tenderësh.

Kosova, vendi me gjasë më i varfër i Europës, ka rënë në duart e një klase politike të egër, të papërgjegjshme, kriminale, të korruptuar. Një koalicion i përbërë prej njerëzve me lidhje të thella dhe shumëvjeçare me shërbimet sekrete jugosllave dhe serbe. Një koalicion i zaptuesve të pronës publike dhe kumarxhinjve.

Andaj duhen – ministri, ministri, ministri. Vetëm ditëve të fundit një ushtrues detyre në një ministri ka nënshkruar rreth 70 vendime për avancim të asistenteve dhe asistentëve, analfabeteve dhe analfabetëve, të cilët si diplomatë do të përfaqësojnë Kosovën në botën e jashtme. «Mshoj gjanarski jarani jem». A nuk ishte kjo motoja e tyre e punës deri më tani? Ishte.

Kjo është qeveri në duart e Beogradit dhe për këtë na kanë paralajmëruar qëmoti. Para më shumë se 10 vitesh njëri prej pronarëve të qeverisë së ardhshme pati thënë se fati i rajonit është në duart e Beogradit. Çfarë profecie! Pastaj pati thënë se Kosova nuk mundet pa Serbinë. Edhe kjo një profeci e jashtëzakonshme.

Askush të mos befasohet. Të gjithë e keni ditur. Tash ose duroni ose revoltohuni. Sepse rrugë tjetër nuk ka. E nëse ndokujt i pëlqen kështu, atëherë vazhdojmë, na falni për shqetësimin. Vazhdojmë me numërim në vend në vendin më të izoluar të Europës. Në vendin ku sistemi shëndetësor është në kolaps dhe shtetet fqinje fitojnë miliona për trajtimin e kosovarëve të sëmurë. Në vendin ku papunësia është ndër më të lartat në Europë.

Kush e ka kuptuar gjendjen e tij athua si mund të ndalet? Sepse të mposhturit e sotëm janë ngadhënjimtarët e nesërm. Ai ngadhënjimtar është populli shumicë i Kosovës, herët apo vonë. Sepse ky vend nuk duhet dhe nuk do t’i durojë më zullumqarët.

Ata mund të kidnapojnë një shtet, por jo një popull. Atij sonte po ia tregojnë gishtin e mesëm, por përgjigjja e këtij populli do të jetë e pamëshirshme. Larg më e pamëshirshme se më 11 qershor. Edhe hajduti para plaçkitjes e thërret zotin në ndihmë. Këta, zullumqarët, nuk është se nuk e dinë çka po bëjnë.

E bëjnë me vetëdije. Me gjakftohtësi. Por, pranë tyre tash e tutje nuk do të jetë as populli, zoti s’ka qenë kurrë me ta. Me ta është vetëm turpi. Njëherë e përgjithmonë.

Next Post
Projekti për Shqipërinë, ambasadori Lu: Do ta çlirojmë Europën nga varësia e gazit rus

Projekti për Shqipërinë, ambasadori Lu: Do ta çlirojmë Europën nga varësia e gazit rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In