Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një video nga kantieri i ndërtimit në Fushë-Krujë ku po hidhen themelet për ndërtimin e lagjes së re.
Lagjia u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, teksa Rama shkruan në Facebook se hap pas hapi, ajo po merr formën e një zone cilësore rezidenciale për familjet e prekura nga tërmeti.
“Mirëmëngjes dhe me lagjen e re te Rilindjes së Fushë-Krujës, që pas tragjedisë së një viti më parë, po merr hap pas hapi formën e një zone cilësore rezidenciale për familjet e prekura nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë” – shkruan Rama.