Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t.
Mësohet se kontaktin e fundit me familjen ish-zv/drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit e ka pasur mesditën e kësaj të mërkure teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia.
Më pas familja pasi është interesuar pranë uniformave blu kanë mësuar se familjari i tyre nuk është ndaluar nga policia dhe menjëherë ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij.
Për këtë rast policia është duke hetuar në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes.











