• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po Majlindën do e heqin nga shtylla e turpit?

by Enkel Demi
28/08/2017 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi/

Edi Rama shpalli qeverinë e tij duke vazhduar traditën e kryeministrave shqiptarë të pas komunizmit. Guxoi pak dhe nuk e preu kordonin ombelikal, parti-shtet. Natyrisht, ka bërë mirë, sepse tek e fundit partitë prandaj janë që të marrin pushtetin dhe njerëzit që marrin pjesë në to japin ndihmën për fitoren që të bëjnë kariera individuale politike, administrative e kështu me radhë. Pra, nuk është turp të përfitosh nga pushteti, nëse ke hyrë, duruar dhe investuar në mekanizmat e partisë. Të gjitha tezat që tentojnë ta zbehin, dënojnë apo shmangin këtë realitet janë rrena.

Në këtë këndvështrim, Edi Rama paraqiti kabinetin e tij pasi fitoi zgjedhjet, falë një manovre elektorale të shkëlqyer që e futi inteligjentin e dalluar të opozitës derr në thes.

Duhet thënë që kryetari socialist është i vetmi politikan shqiptar që manovrën e tij elektorale e pati me pasoja post-elektorale. I vetmi që bëri viktimën duke qenë në pushtet, opozitarin duke qenë në qeveri. I vetmi që krijoi idenë e projektit të qeverisë me bazë të gjerë edhe pas zgjedhjeve, pa e thënë kurrë një fjalë të këtillë. Shkurt, i vetmi që fitoi rëndshëm, duke krijuar idenë se po humb pushtet, meqë ka bërë marrëveshje me hollandezin fluturues.

Duroi gjithçka i vunë në shpinë dhe dje paraqiti mekanizmat e pushtetit të tij të këtyre katër vjetëve, duke ruajtur me fanatizëm trashëgiminë ish-komuniste të Partisë Socialiste dhe make up-in e Rilindjes.

Për këtë e votuan shqiptarët, këtë meritojnë ata. Sipas kokës festen.

Përpëlitjet metaforike të Palokës apo kërcënimet e Dhuratës ngjajnë me qarjet e fëmijëve që nuk e vazhdojnë dot lojën me top, pasi xha Aliu jua çau me thikë, sepse i ra topi tek bahçja e tij.

Ata që sot e shohin nga poshtë pushtetin, sepse janë pakicë dhe këtë këndvështrim u caktoi vota e sovranit, duket të nisin punën si t’ia marrin pushtetin këtij burrit. Por, ashtu si ai bëri me dije armët e tij, këta le të na tregojnë të tyret. Kuptohet, janë në opozitë dhe nuk ka ngut, meqë kanë katër vjet kohë për të vuajtur. Prandaj, ta nisin me bashkimin e opozitës që është bërë kashtë e koqe, falë derrit në thes e pastaj të gjejnë udhën drejt pushtetit.

Me këtë rast ta heqin Majlindën nga shtylla e turpit dhe t’i thonë atij paremadhit të Vlorës që parja nuk të bën orator, ashtu si dhe parimisht orator me pare nuk ka.

Next Post
Mos i injoroni këto 5 shenja që tregojnë se keni pësuar goditje në tru

Mos i injoroni këto 5 shenja që tregojnë se keni pësuar goditje në tru

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In