• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Po luante domino me babanë e tij/ Si e spiunoi Fatos Gosa tek ekzekutorët Andi Zylyfin: Hajdeni se doli

by Java News
05/07/2022 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 26-vjeçarit Andi Zylyfi më 13 dhjetor të vitit 2019. Nga dosja hetimore që disponon ABC, rezulton se Fatos Gosa një person i arrestuar së fundmi në saj të operacionit “Plumbi i Artë”, ka qenë informatori i vrasësve me pagesë.

Të njëjtat burime theksojnë se Fatos Gosa, ka qenë duke luajtur domino me babanë e Andi Zylyfit, kur e ka parë këtë të fundit teksa lëvizte dhe u ka treguar autorëve vendndodhjen e saktë të tij, ku më pas edhe u ekzekutua.

Të gjitha këto detaje janë të faktuara në dosjen hetimore në deklarimet e familjarëve për vrasjen e Andi Zylyfit.

Si u vra Andi Zylyfi?

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Përparim  në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Edhe pse 26-vjeçarit u tentua t’i jepej ndihma e shpejtë, ai mbërri pa shenja jete në spital. Ndërkohë nga të shtënat me breshëri, ka mbetur i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23-vjeç, banues në fshatin Përparim. Atentati ndaj dy të rinjve është bërë teksa ishin së bashku në një makinë tip ‘Golf’ ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes bandash. Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të pa ditur.

26-vjeçari, Andi Zylyfi i cili humbi jetën nga plagët e marra, ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit. Më 29 dhjetor të 2018 në atentat humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay. Konkretisht, Andi Zylyfi ishte, djali i hallës së Endri Alibej, ku ky i fundit u ekzekutua për pazare droge. Vetë, Andi Zylyfi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi kur u vra.

Si u zbulua emri i Fatos Gosës, nga dëshmia e Nuredin Dumanit ?

Andi Zylyfi është i riu, i cili u vra sapo Nuredin Dumani kishte dalë nga burgu. Ai kishte qenë bashkë me një shokun e tij kur ishte ekzekutuar, ndërkohë që Talo Çela kishte përdorur për atë ekzekutim makinën e Dumanit. Ky i fundit mësohet se ishte zemëruar me Talon se nuk e pagoi dhe se në atë kohë ishte keq për lekë, meqë sapo kishte dalë nga burgu dhe nuk kishte mundur ende të bënte ndonjë punë, pra, ndonjë vrasje, pasi ajo quhej punë për të.

Dëshmia e tij, lënë për prokurorët e dosjes që lidhet me momentin e zemërimit me Talo Çelën dhe deri në momentin e fundit që daton 29 marsin e këtij viti, dëshmon se hasmëria mes tyre shkoi në ekstrem, kur Dumani vendosi t’i vriste vëllanë për shkak se i ishte vrarë shoku i tij, Klevis Kapllani.

Që në momentin e krisjes së miqësisë mes tyre, janë shënuar mbi 5 akte të rënda në Durrës dhe në Elbasan, që mbajnë shenjën e armiqësisë së tyre vetëm brenda vitit 2020.

Megjithatë, në dëshminë e tij, Dumani ka treguar se në dy vrasjet e Durrësit, Talo Çela nuk ka qenë i përfshirë pasi kanë qenë punë që i kishte marrë përsipër vetë Dumani bashkë me grupin e tij për shkak se ishin ‘punët’ e tij, duke bërë të mundur kështu që emri i Çelës të mos jetë i përfshirë në dy ekzekutimet e dyfishta në shkurt dhe prill të 2020-s kur u vranë katër persona, mes tyre dy vëllezërit pukjanë, Besmir dhe Viktor Haxhia.

Por ajo që bie në sy është fakti se për asnjë nga vrasjet e ndodhura në këtë vit, Dumani nuk ka treguar shkaqet e ngjarjeve, përveç arsyes se përse kishte vrarë vëllanë e Talos, Bujarin. Prokuroria ka vetëm një motiv për të gjitha ato ngjarje, që lidhet me vrasjen e një të pafajshmi siç ishte taksisti Bujar Çela.

Në dosje gjendet edhe dëshmia që tregon se ku nisi krisja mes Talos dhe Nuredinit, ndërkohë që përgjatë gjithë këtyre viteve, Dumani ka rezultuar shumë aktiv në të gjitha ngjarjet që ia ka besuar SPAK-ut.

DËSHMIA E NUREDIN DUMANIT PËR KRISJEN E MIQËSISË

Nga ana e organit procedues në prani të mbrojtësit janë marrë deklarimet e shtetasit Nuredin Dumani, i cili shpjegon se: Në vitin 2019, pasi kam dalë nga burgu më ndodhi një konflikt me Talo Çelën.

Pas vrasjes së Andi Zylyfit e ndjeva veten të përdorur për arsye se ‘Benz’i që u përdor në ngjarjen e vrasjes mua ma kishin falur dhe unë po e mbaja që ta shfrytëzoja për ndonjë ngjarje tjetër, grabitje ose vrasje, këto ma kërkuan duke më thënë që i duhej shpejt pasi do kryenin vrasjen e Andi Zylyfit.

Makina ishte ‘Mercedez Benz E’ ose ‘C Clas’, ngjyrë gri, të cilën e kam pasur tek garazhi i Gim Gjinit. Kjo makinë ka ndryshuar ngjyrë tri herë nga e bardhë, e zezë dhe gri, te servisi i Dorjan Shkozës, në zonën e Nishtullës.

Unë vetë i kërkova Talos të merrja pjesë pasi kisha mbetur pa lekë, por ai më tha nuk të fus dot se është në pjesë Miri Haxhia dhe Altin Ndoci, ata kanë marrë kaparin. Talo më tha që do ta zëvendësonte makinën pasi të mbaronte ngjarja. Makinën nuk ma zëvendësoi dhe nuk më dha as lekët që më premtoi.

Disa ditë më vonë, 2 ose 3 ditë pas ngjarjes, po debatoja me Talo Çelën se ngjarja kishte ndodhur në Peqin dhe ata kishin ardhur në Durrës për kontroll te shtëpia ime, thërritën dhe vëllain e madh, po s’kishte lidhje.

ROLI I TOS GOSËS

Fajin Talo ia vinte Tos Gosës, sepse ky ishte informator i lëvizjes së Andi Zylyfit. Tos Gosa është bashkëpunëtor te të gjitha vrasjet që kanë ndodhur në Elbasan duke filluar nga Indrit Dylgjeri, 2 vëllezërit Baho dhe tek Andi Zylyfi. Tosi është diku mbi 40 vjeç, ka një lokal ose restorant në Peqin, ka pasur një golf i zi dhe një BMV seria 3. Tosi është kuqalosh diku te 175cm.

Këtë jua them me siguri pasi e kam takuar dhe vetë Tosin. Mbasi i është bërë atentati Andi Zylyfit kam shkuar me urdhër të Talos te Dine Çami, i cili ka një lokal diku në qendër të Elbasanit, ka fast food. Kam shkuar te Dine Çami kam marr një qese të zezë me lekë të ndara në 2 pjesë.

Unë Dine Çamin nuk e kisha parë më parë, por kisha dëgjuar për të. Në dijeninë time, Dine Çamit lekët për vrasjen e Andi Zylyfit ia ka dhënë Kel Kamami. Dine Çami është burri i tezes së Kel Kamamit.

Dine ka pasur lidhje familjare me Kelin, nëpërmjet tij ka krijuar kontakt dhe me grupin e Çopajve (vëllezërit Çopja) dhe kjo i ka mundësuar Dine të investojë shuma parash të marra prej tyre në biznese të ndryshme. Dine ka një lokal, fast food dhe një servis. Ka shumë prona që janë investime të Çopajve. Dine Çami është trup i shkurtër, i shëndoshë dhe qeros. Talo më tha do marrësh disa lekë, ato të voglat ndarjen me të vogël do t’ia japësh Tos Gosës. Tos Gosën e kam takuar te pishat në Peqin, mesa mbaj mend ka pasur një makinë të vogël, por s’e mbaj mend, ndërsa Tosi ka ardh me një Golf 5, i zi. Kemi biseduar pak dhe i kam thënë ja ku e ke porosinë tënde.

Pjesën tjetër ia kam dhënë Altin Ndocit, i cili ka ardhur te rrugica e lagjes time. Altini ka ardhur më një ‘C Class’ 2008/2009. Mbaj mend që ka qenë aksham kur i kam dhënë lekët. Altinin e pyeta për pjesën time, ai më tha për këtë punë merret Lala (Talo Çela).

Prokuroria lidhur me këtë ngjarje ka arsyetuar në kërkesë: Në analizë të provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit krijohet dyshimi i arsyeshëm se shtetasit Talo Çela, Altin Ndoci, Dine Cami dhe Tos Gosa kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të K.Penal, pa autor.

g.kosovari

Next Post
“Ç’do këtu që ke ardhur”? Si nisi konflikti në Radhimë. Mosmarrëveshjet e vjetra me vëllain tentoi t’i zgjidhte me plumba

"Ç'do këtu që ke ardhur"? Si nisi konflikti në Radhimë. Mosmarrëveshjet e vjetra me vëllain tentoi t’i zgjidhte me plumba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In