• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Po luanin ‘Ruletë ruse’/ VIDEO e momentit të vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë, pistoleta qëlloi e mbushur

by Java News
11/05/2021 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Mehmet Qemës nuk ishte nga pakujdesia dhe as aksidentale. Mësohet se 27-vjeçari me miqtë e tij, mes tyre edhe autori Marjus Dema kanë qenë duke luajut lojën fatale që mban emrin “Ruletë ruse”. Radha ka qenë e Marjus Demës. Ky i fundit, siç e kërkon vetë loja, ka futur vetëm një plumb në armë dhe ka rrotulluar pjesën lëvizëse të revolverit.

Më pas, ai ka drejtuar pistoletën drejt Qemës dhe ka qëlluar. Për fatin e keq të 27-vjeçarit, pistoleta qëlloi të ishte e mbushur në atë moment, gjë që i solli dhe vdekjen. Për këtë lojë përdoret revolveri standard ishte “Nagant M” e cili ka një mulli me shtatë vende për fishekë, shkruan shqiptarja.com.

Ndërkohë “BalkanWeb” ka siguruar videon e momenteve të fundit të 27-vjeçarit Mehmet Qema.

Në video shihet momenti kur autori, 28-vjeçari Marjus Dema, i cili ndodhet në këmbë me armë në dorë, kthehet me armë nga viktima, që ndodhet i ulur në tavolinë, bashkë me pesë shokë të tjerë.

Siç shihet në video në çastet e fundit, para se autori ta qëllojë me armë, viktima i bën me dorë, duke i kërkuar siç duket, të heqë armën, para se autori ta shkrepë duke i marrë jetën.

Çfarë është ruleta ruse?

‘Ruleta ruse’ është një lojë fatale vdekjeprurëse, ku jeta vihet vërtetë në rrezik. Lojtari vendos një plumb të vetëm në një revolver, rrotullon cilindrin, vendos grykën përballë kokës së tij dhe tërheq këmbëzën me shpresën se plumbi nuk do të dalë.

Ndeshja klasike luhet me një pistoletë gjashtëshe, pra që ka 6 fole për plumbat, por ku vetëm njëra përmban plumb. Cilindri rrotullohen dhe ndalet në mënyrë të rastësishme. Loja nis kur lojtari i parë e vendos pistoletën në kokën e tij dhe shkel këmbëzën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ruleta ruse” bazohet si “lojë” tek ligjet e teorisë së probabilitetit: Shansi që arma të qëllojë rritet pas çdo të shtëne bosh. Kjo duke pasur parasysh se pistoleta me mulli ka një numër fiks vendesh për plumbat, dhe faktin që cilindri nuk rrotullohet pas çdo të shtëne.

Duke qenë se kushtet janë të barabarta, probabiliteti që arma e zjarrit të qëllojë që me shkeljen e parë të këmbëzës është 1 në 6 ose 16.6 për qind; e dyta – 20 për qind, e treta – 25 për qind ; e katërta – 33.3 për qind ;e pesta 50 për qind; e gjashta është gjithnjë fatale, me 100 për qind shans që të qëllojë me plumb.

g.kosovari

Next Post
“20 mijë policë të vaksinuar”/ Manastirliu: Brenda qershorit arrijmë 1 mln në total

"20 mijë policë të vaksinuar"/ Manastirliu: Brenda qershorit arrijmë 1 mln në total

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In