Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas BBC në takimin mes Trump, Zelenskyt dhe zëvendëspresidentit amerikan JD Vance, ka pasur tensione.
BBC, shkruan se Vance e ka akuzuar Zelenskyn se është “i parespektueshëm”. Ndërsa Trump nga ana e tij ka thënë se lideri ukrainas “po luan me luftën e tretë botërore”, madje Trump në një moment i ka thënë presidentit Zelensky “të jetë mirënjohës”.
Nga ana e tij presidenti ukrainas ka deklaruar se nuk duhet të ketë “kompromise” me presidentin rus Vladimir Putin në negociatat për një marrëveshje paqeje.