• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po lëreni njëherë Shqipërinë, të qetë…

by Shpëtim Nazarko
09/12/2019 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Nazarko

Rama është në Stamboll dhe ka dalë në televizion aty, për të kërkuar ndihmë për tërmetin. Meta, ka dalë me deklaratë që në pikë të mëngjesit, për 8 dhjetorin. Basha është në Durrës dhe na bekon në emër të Zotit… Veliaj, se ku është diku dhe flet për qendra rinore…

Po përkundër këtyre figurave eminente, më del përpara një më e thjeshtë. Profesoresha 77-vjeçare, që flet qetë. Edhe kur moderatori i emisionit, kërkon t’i nxjerrë me zor ndonjë fjalë të rëndë, jo vetëm për tërmetin, por edhe për shkaqe apo shkaktarë, që mund t’i quash edhe krime a kriminelë. Por, ajo nuk e njeh këtë lloj gjuhe, jo për shkak të frikës që kanë ata me status të njeriut publik, që dridhen edhe vetëm kur e mendojnë akuzën…

Flet me qetësinë e njeriut të urtë dhe të ditur. Më duket që në fytyrë, se mbart sharmin e Marie Kyrisë dhe atë bukurinë që nderon racën tonë të vjetër, pavarësisht moshës që mban.

Jam i bindur dhe pa bërë ndonjë sondazh, se i ka mundur të gjithë ata që përmenda më lart, me lehtësinë më të madhe. Me qartësinë e të diturit dhe të urtit.

Kur e shihja, m’u kujtua historia e murgut budist, që tregon miku im Adhurim, nga Korça, këto ditë. Kur të tërë bëjnë të shpëtojnë shkollën e fshatit me kova nëpër duar, ai rri dhe shikon e nuk flet. E kur e pyesin, pse nuk vepron, thotë thjesht: – Po shikoj, ku do të ndërtohet shkolla e re…

Po profesoresha, është pak. Ikën nga emisionet dhe fillon prapë avazi.

Më duket, se jam në një vend ku bien pa fund, kambana kishash, nga mëngjesi në darkë, ku hoxhë të çmendur, këndojnë lutjet nga 5 herë në ditë.

Është vetëm pasojë e tërmetit, thua?

Jo. Shqipëria është çmendur. Dhe doktorët që vijnë vërdallë, kanë pjesën e luanit që ajo është në këtë vuajtje.

Po shikoja Metën, sot në mëngjes, që fliste për 8 dhjetorin e 30 viteve më parë. Për lavdinë e asaj dite. Bën pjesën dhe atë detyrën që kanë funksionarët e lartë, për raste festash. E mirë…

Mua më duket ndryshe, 8 dhjetori. E rënë copash, Shqipëria e asaj kohe më kujtoi një tregim të jashtëzakonshëm të Kadaresë. Sulltani kish vendosur të falte të burgosurit e t’i ftonte në një darkë. E erdhën nga të gjitha anët e mbretërisë. Po ishin sakatë, të gjymtuar, gjysmëqorra nga mungesa e dritës së burgut. Hëngrën nga supa e ofruar. U erdhi ngrohtë dhe u ndjenë mirë. Aq mirë, sa menduan se mund të bëheshin ata vetë, zotër në vend të sulltanit që ishte duke vdekur…

Ka tridhjetë vjet që dalin mëngjes, drekë dhe darkë në televizione, Tregojnë, sa mirë e bëjnë një punë dhe sa mirë do të na e bëjnë atë tjetrën.

Dhe për profesoreshën e kolegët e saj, ka pak vend. Në xhinxhovën e krijuar, megjithëse bie një rreze dielli në mënyrën e të menduarit, apo të ideve, profesoresha dhe të tjerë si ajo, mbeten pak.

Dhe tani, pas tridhjetë vjetëve, më duket se jemi prapë në skenën e Kadaresë. Po të burgosurit realë, janë ca të tjerë. Profesorë realë, njerëz që dinë të mendojnë, produkte shkolle të prindërve të varfër, që zbatojnë porositë e baballarëve të Kombit, se vendi mund të ndriçohet vetëm prej tyre dhe jo prej zyrtarëve, që kanë tridhjetë vjet që këndojnë të njëjtën ninullë…

Shqipëria do ta kalojë edhe këtë provë. Herë shtrirë duke rënkuar, e herë gjysmëngritur. Po ndryshe.

Kjo nuk është punë e politikës së madhe. Ajo e provoi tridhjetë vjet, se çfarë mund të bënte. E provoi në prona, toka të pavaditura, pyje të pambrojtura, ujra të pista si kurrë më parë. Kudo ku vuri dorë.

Tani del rrugëve, për të dhënë kurajo. Të tëra mund t’i bëjë, po këtë të fundit, jo. Për të dhënë dritë për nesër? As këtë s’e bën dot. Çfarë kishte për të bërë, e bëri. Rezultatet le t’i shohë nëse rri e mendohet ca, para se të dalë rrugëve.

Vendi është i sëmurë rëndë. Profesoresha ishte një doktor i thjeshtë dhe fisnik, që në një fushë të madhe ku janë të gjithë në karantinë, si produkt i kolerës, ngushëlloi a këshilloi, siç bëjnë të urtët.

Po është pak… fare pak. Ekranet i zunë prapë ustallarët e vjetër. Dhe duket se, nuk i shkul njeri prej këto istikamesh.

Ndërkohë, Shqipërinë e kanë lënë të gjithë trenat. Nuk ka punë, as me ëndrra të mëdha për korridore, që e lidhin me botën. As me hekurudha që transportojnë mineralet e saj. As me porte, që e lidhin me fqinjët.

Ëshë mbyllur në atë mjerimin e madh. Lëngon si një ushtri, që është e tëra, nën rrënoja, prej tridhjetë vjetësh, megjithëse nuk e ka sulmuar asnjë armik.

Doktorë ka ata që i vijnë vërdallë prej tridhjetë vjetësh, po me të njëjtën mënyrë. Me të njëjtin intesitet, nga mëngjesi në darkë. Në televizione, radio, gazeta, portale a një dreq e di.

Thua, mund të projektojnë ëndrra për të nesërmen e mirë, pas sëmundjes? Jo, nuk e besoj!

Lëreni një herë Shqipërinë, të qetë. Do t’ia dalë më shpejt dhe më qartë, nga gjithë kjo fatkeqësi.

Vendi, megjithëse i varfër deri në infinit, ka kohë që i ka mbrehur instrumentet e mbjetesës. I ka çuar fëmijët jashtë vendit e në shkolla të mira. Kanë grumbulluar më shumë në trutë e tyre, sa mendojnë burokratët partiakë, që e çuan vendin në këtë hall.

Po hapuani derën! Në mos në qeveri a administratë, aty ku populli dëgjon më shumë. Në radio e televizion, në gazeta e portale. Kudo ku mund të dëgjohet.

Një profesoreshë e vjetër, doli dhe shërbeu më shumë se gjithë politika e majtë dhe e djathtë…

Thirrini mendjes. Lëreni njëherë Shqipërinë, të qetë! Lëreni të thurë ëndrrën e saj. Vetëm ëndrra, mund ta shpëtojë nga sëmundja.(Konica.al)

Next Post
Shkarkimi nga detyra, Ardian Fullani padit Parlamentin dhe Bankën në Strasburg

Shkarkimi nga detyra, Ardian Fullani padit Parlamentin dhe Bankën në Strasburg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protestë me ‘Nerv Artificial’, pse Sali Berisha është sigurim i jetës politike për Edi Ramën

January 25, 2026
Tragjedi në Mesdhe/ 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry

Tragjedi në Mesdhe/ 50 emigrantë të vdekur dhe 400 të zhdukur pas ciklonit Harry

January 25, 2026
“Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, hap historik!’, Presidentja Vjosa Osmani flet për BBC

“Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes, hap historik!’, Presidentja Vjosa Osmani flet për BBC

January 25, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Një protestë nuk është ekskursion!

January 25, 2026
I dënuari me 32 vite burg hyn në TikTok Live nga qelia! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

I dënuari me 32 vite burg hyn në TikTok Live nga qelia! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta

January 25, 2026
4 vite nga nisja e luftës, i besuari i Trump optimist për vendosjen e paqes Rusi-Ukrainë: Bisedimet janë konstruktive

4 vite nga nisja e luftës, i besuari i Trump optimist për vendosjen e paqes Rusi-Ukrainë: Bisedimet janë konstruktive

January 25, 2026
Moti i keq/ 140 mln banorë në rrezik! Emergjencë kombëtare prej stuhisë në SHBA

Moti i keq/ 140 mln banorë në rrezik! Emergjencë kombëtare prej stuhisë në SHBA

January 25, 2026
Me kapuç, maskë dhe bombën në dorë, zbulohet momenti kur shqiptari hedh në erë diskon në Athinë

Me kapuç, maskë dhe bombën në dorë, zbulohet momenti kur shqiptari hedh në erë diskon në Athinë

January 25, 2026
Trazirat që tronditën Iranin/ Shifrat e revistës TIME për numrin e të vrarëve gjatë dy ditëve kulmore të përplasjeve

Trazirat që tronditën Iranin/ Shifrat e revistës TIME për numrin e të vrarëve gjatë dy ditëve kulmore të përplasjeve

January 25, 2026
Stuhi dhe reshje të dendura shiu pritet ta godasin vendin fqinj, autoritetet greke bëjnë thirrje për kujdes!

Stuhi dhe reshje të dendura shiu pritet ta godasin vendin fqinj, autoritetet greke bëjnë thirrje për kujdes!

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In