Një 22-vjeçar nga Lazarati ka humbur jetën këtë të hënë pasi është goditur nga një rrufe.
Xhuljano Koçiu ishte duke kullotur bagëtitë në momentin kur ka rënë shkarkesa atmosferike që i ka marrë jetën në vend.
Pak ditë më parë edhe në Shkodër rrufeja vrau një grua, ndërsa plagosi dy të tjerë.
Vera e këtij viti në Shqipëri është karakterizuar nga mot i paqëndrueshëm dhe që hera-herës të kujton dimrin.
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër
Më datë 23.07.2018, rreth orës 17:15, ka ndëruar jetë shtetasi Xhuljano Koçiu, 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi dyshohet se e ka goditur rrufeja.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ky shtetas po kulloste bagëtitë në fushë.
/javanews/b.d