Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në Lamia të Greqisë. Kamionçina brenda të cilës ndodheshin 4 shqiptarë, të cilët po ktheheshin nga puna, u përplas me një mjet tip “Skoda”.
Përplasja ndodhi kur shoferi i kamionçinës po tentonte të futej në rrugën kryesore.
Si pasojë e përplasjes, kamionçina së bashku me 4 shqiptarët përfundoi në lum. Tre prej shqiptarëve arritën që të dilnin me lehtësi, ndërsa i katërti u nxorr pak më vonë, raportojnë mediat greke.
Zjarrfikëset erdhën menjëherë në vendngjarje, por shqiptari i katërt u ndihmua nga personat që ndodheshin në vendngjarje.
g.kosovari