Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e një aksidenti të rëndë.
Shqiptari, Florenc Kasa humbi kontrollin e makinës dhe më pas gjeti vdekjen e menjëhershme, pas përplasjes, pak para kryqëzimit për Castelbellino.
I riu po kthehej për në shtëpi, kur u përplas me barrierat mbrojtëse.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për të shpëtuar të riun, Kasa nuk arriti të mbijetonte.
/b.h