Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas kapjes së një sasie droge në Itali e cila vinte nga Shqipëria.
Ai ka ironizuar ministrn teknik Dritan Demiraj, i cili pasi asistoi në një monitorim ajror shpërndau një deklaratë ku thuhej se nuk u konstatuan lëndë narkotike.
Vasili në reagimin e tij thotë se policia nuk e kap drogën, pasi është palë me krimin.
Statusi i Vasilit në ‘Facebook’
Kapen ne Itali përsëri qindra kilogramë drogë, që vjen nga Shqipëria.
Ministri i Brendshëm e pa nga ajri Shqipërinë dhe tha që nuk ka më drogë.
Po kjo drogë, nga na desantoi në Itali?
Ustallarët i paskan mbushur magazinat me drogë deri për në fund të shekullit. Policia nuk e sheh e nuk e kap dot drogën, kriminelët dhe trafikantët; s’kanë faj, janë një, janë bashkë, siç ishin edhe më 25 qershor.