Një turiste angleze është përplasur nga dy makina ditën e sotme dhe ndodhet në spital e plagosur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pazarit Karakteristik të Gjirokastrës rreth orës 12:15 ku turistja çeke u përplas pranë xhamisë së qytetit.
Turistja u dërgua me urgjencë për në spitalin e Gjirokastrës nga kalimtarë të rastit nga ku po merr trajtim mjekësor.
“Policia bën me dije se mjeti tip “Honday”, me drejtues shtetasin C.L (shtetas Spanjoll), 26 vjeç, ka goditur kalimtaren shtetasen J.S (shtetase angleze), 32 vjeçe. Për pasojë sJ.S. është dëmtuar në këmbë. Ndërsa është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër për mjekim“, bën me dije policia.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbarjen e plotë të ngjarjes.
Trafiku i pa orientuar në pjesën e Pazarit si pasojë e punimeve në ndërtimin e kalldrëmit ka rënduar mjaft trafikun dhe është shoqëruar herë pas herë me problematika të ngjashme.
g.kosovari











