Një grua ka mbetur e plagosur sot në mesditë, pasi është goditur me saçmen e armës së gjahut në Shkodër.
Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale. 69-vjeçarja po kalonte në rrugë kur është lënduar nga fqinji i saj, 67-vjeçari me iniciale D.R.
Gruaja është dërguar në spital, ndërësa fqinji është shoqëruar në Komisariat. Arma është sekuestruar, ndërsa vazhdojnë hetimet për ngjarjen.
/s.f