• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Po jua pe, ta panë!

by
01/07/2015 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në botë është gjithmonë 2 korrik

Nga Lorenc Vangjeli/

Një brez njerëzor zgjat afërsisht 25 vjet. Një brez njerëzor më parë, në Shqipërinë e përhumbur nga izolimi komunist, ndodhi trandja e madhe. Njëlloj si një dallgë cunami që i arrin me vonesë vendet e larta ose ato të izoluara, Shqipëria u përball me krizën e refugjatëv më vonë se kushdo tjetër në rajon e Evropë.

Në dy korrik 1990, ndërsa në bregun tjetër të Adriatikut luhej kampionati botëror, mijëra të reja dhe të rinj kapërcyen gardhet e ambasadave dhe kërkuan më të paimagjinueshmen: strehim politik. Kërkuan ikjen nga një vend që i kishte mbajtur me pahir dhe që ju përcaktonte të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen vetjake me hir apo me pahir. Shqiptarët nisiën të luajnë nëpër botë për kupën e jetës së tyre. Dhe deri atëherë kupat i kishin  pasur përgjithësisht me helm.

Për shumë vjet të ikurit u bënë heronjtë e vendit. Në fillim malli dhe frika ndaj të panjohurës që i priste ata andej, por dhe ankthi për hakmarrjen e rregjimit për të mbeturin këtej, prodhonte vetëm tmerr. Por filluan telefonatatat që tregonin se ishin mirë, rregjimi vetë bëhej përditë dhe më keq dhe shpejt, shumë shpejt, dobësitë njerëzore triumfuan: emigrantët nisën të dërgojnë dhuratat e para nga emigracioni bashkë me historitë e tyre të pabesueshme. Ata që ktheheshin nga Gjermania, për shembull, ngisnin Mercedez-ë të vërtetë, kurse “italianët” tregonin se kishin mundur të hynin deri në studiot verbuese të Rai-t. Të tjerët, ata me më pak fat, që kishin përfunduar në mikpritjen me dritëhije ballkanike të fqinjit të jugut, tregonin sesi gjithë pjesa femërore e familjes së “afendikoit” bënte be’ për burrërinë e fshehur në pantallonat e vjetra të “alvanos”-ëve, e kështu me rradhë, deri në bindjen se ishin shqiptarët që çuan seksin në Greqi. Në fakt, qoftë në Itali, qoftë në Greqi e më pak në Gjermani, vendasit nisën të besojnë se shqiptarët e varfër dhe të pamësuar, kishin dërguar aty krimin dhe egërsinë kriminale që zgjidhte shpesh çështje për mbijetesë.

Emigracioni masiv i viteve 90, ai i bujshmi dhe më pas, edhe emigracioni i pandalshëm, i rritur shumë në fund të viteve 90, por dhe i rikthyer fort tani së fundmi, është një histori jo vetëm shqiptare. Eshtë histori e një kombi që herë politika, herë varfëria dhe herë kriminaliteti, e bën të marrë këmbët në krahë për t’i larguar nga vendlindja. 12-13 vjet më parë, Shqipëria mundi të çlirojë Jonin dhe Adriatikun e pushtuar për vite me rradhë nga banditët me skafe. Nuk do të merret vesh kurrë sa shqiptarë, por edhe kurdë, kinezë apo kombësi të tjera janë varrosur në det në ato vite. Shumë nga banditët kanë pasur gjithashtu të njëjtin fat, ose burgun, ose më fatlumët, një jetë të re dhe të respektuar ashtu siç respektohen ata që kanë para në Shqipëri.

Në vitin 1999, Shqipëria u bë mikpritëse e një prej valëve më të mëdha të emigracionit në Evropë, mbi gjysëm milioni shqitarë të Kosovës që u larguan nga makineria brutake e Milosheviçit.

Emigracioni shqiptar ka qenë një nga ato shanse të dhembshme që në një mënyrë apo një tjetër ka mbajtur në këmbë ekuilibret e brishta të shtetit shqiptar. Kryeisht me repitancat që dërgonin, por dhe me ëndrrën që mbanin gjallë për të tërhequr matanë ata që kishin mbetur këtu. Në këmbim, deri më sot për ta ka pasur vetëm një ofertë: ju garantojmë një biletë ardhje në Shqipëri për të votuar! Dhe kaq. Ata janë, fatkeqësisht ata që kujtohen më pak dhe që kanë sakrifikuar më shumë. Duke nisur nga sakrifica për jetën e fëmijëve të tyre si brez i dytë i rritur në emigraion, mbas brezit të përvëluar të prindërve të tyre.

Sot TV-të shqiptare tregojnë kronika të pafundme me refugjatë lufte që ikin nga Siria, Iraku e vende të tjera të Afrikës Veriore. Ngjajnë të largëta si pamje dhe pakkush nga shqiptarët e sotëm e projekton veten tek afgani që ka bërë mijëra kilometra rrugë në dorë të trafikantëve apo tek libiani që mbush gomonet e vdekjes me mish të frekët njerëzor. Qoftë dhe kaq mjafton për të kuptuar atë që e dëshmon sot kushdo: bota është e rrumbullakët dhe natyrisht, “Eppur si Muove”.  Kush është i lumtur nuk duhet të qeshë nga lumturia dhe kush është fatkeq, të shpresojë sesë paku ka edhe shumë më keq! Dhe shqiptarët që i kanë parë gjithmonë ose si irakenë, ose si sirianë, ose si libianë, sot, së paku do të duhej t’i shihnin ata si vëllezër që i njohën vonë. T’i shohin, siç nuk kishin dashur të shiheshin ata vetë dikur.

Next Post

Kubë-SHBA: Nis shkrirja e madhe, në 20 korrik hapen ambasadat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

February 16, 2026
“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

February 16, 2026
Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

February 16, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Stuhi shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e martë

February 16, 2026
Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

February 16, 2026
Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

February 16, 2026
GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

February 16, 2026
Ngjarje e paprecedentë në sistemin e drejtësisë: Kryetari i GJL nuk ftohet në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj

Sadushi: Kur paraburgimi bëhet rregull, liria dobësohet, prezumimi i pafajësisë zbehet dhe shkeljet kushtetuese rriten

February 16, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

February 16, 2026
ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In