• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Po ju monitorojmë”/ Pasi u dha “dritën jeshile” për t’u anëtarësuar në NATO, Erdogan thirrje Suedisë e Finlandës të përmbushin premtimet e marrëveshjes

by Java News
30/06/2022 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erdogan u bën thirrje Suedisë dhe Finlandës të përmbushin premtimet e marrëveshjes së NATO-sVetëm dy ditë pasi ra dakord për të hequr veton ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, udhëheqësi i Turqisë paralajmëroi të enjten se Ankaraja mund të bllokojë ende procesin nëse të dy vendet nuk arrijnë të përmbushin plotësisht pritshmëritë e tij.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar Suedisë dhe Finlandës të respektojnë marrëveshjen që nënshkruan me Ankaranë në mënyrë që të fitojnë mbështetjen e saj për anëtarësimin e tyre në NATO, duke thënë se marrëveshja duhet të zbatohet plotësisht, përndryshe ratifikimi i kërkesave të anëtarësimit nuk do t’i dërgohet parlamenti turk.

“Ne kemi theksuar fuqishëm mesazhin se presim solidaritet të vërtetë nga aleatët tanë, jo vetëm me fjalë por edhe me veprime,” u tha Erdogan gazetarëve në samitin e NATO-s, në të cilin vendet nordike u ftuan zyrtarisht për t’u bashkuar me bllokun ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja.

Ai përmendi zotimin e Stokholmit për ekstradimin e 73 “terroristëve” si pjesë e premtimeve të bëra ndaj Ankarasë dhe e përshkroi nënshkrimin e marrëveshjes trepalëshe si njohje të ndjeshmërisë së qeverisë së tij rreth “terrorizmit” dhe një “fitore diplomatike” për Turqinë.

Gjatë konferencës për shtyp në Madrid pas përfundimit të Samitit të NATO-s, Erdogan u shpreh se dy vendet nordike duhet të përfundojnë ndryshimet legjislative në lidhje me terroristët sa më shpejt të jetë e mundur.

“Gjëja kryesore është që premtimet të realizohen. Në periudhën e ardhshme, ne do të monitorojmë zbatimin e elementeve në memorandum dhe do të ndërmarrim hapat tanë në përputhje me rrethanat” – tha Erdogan.

Dy ditë më parë, të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë, gjatë Samitit të NATO-s.

Marrëveshja u nënshkrua pas një takimi kokë më kokë mes presidentit turk Erdogan, atij finlandez Sauli Niinisto, kryeministres së Suedisë Magdalena Andersson dhe sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Finlanda dhe Suedia deklaruan synimin e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake në muajin maj, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës./m.j

Next Post
U çmend pasi zbuloi videot intime/ I riu shqiptar i nxin jetën brazilianes, i bllokon pashaportën dhe…

U çmend pasi zbuloi videot intime/ I riu shqiptar i nxin jetën brazilianes, i bllokon pashaportën dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In