• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Po ikin “të pasurit” e të varfërve

by Java News
15/08/2015 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Janë mbi 30.0000 azilkërkues shqiptarë në Gjermani, që kërkojnë ndryshimin e fatit të tyre. Por ndërsa pala gjermane  ka filluar “reprezaljen” dhe po i kthen valë-valë, autoritetet shqiptare kanë mbetur vetëm në përgatitjen e propagandës, që të tjerë të mos i bashkohen këtij kontingjenti e të mos na ‘turpërohet’ fytyra para Evropës. Si ndodh tek ne, problemi i një dikasteri,  në rastin tonë i Ministrisë së Brendshme, as nuk reflektohet fare në dikasteret e tjera. Që do të thotë se nga ky kampion i madh njerëzish, për të cilët kanë emra, të arrihet e të përcaktohen shkaqet sepse ikin.

Dhe, larg fjalëve cinike të ministrit gjerman, se ata janë turpi i kontinentit, të gjithë e dimë mirë bashkë me ministrin: se ata janë më shumë fytyra e Evropës së sotme me vendet në zhvillim. Ca më shumë akoma, dështimi i madh i politikave kinse inkurajuese, që qeveria, ku është edhe zoti Thomas De Mazeire, ka realizuar bashkë me partnerët evropianë.

Anipse, ata nuk janë tema e këtij shënimi, sesa instancat tona dhe sidomos subjektet e Ministrisë së Punës dhe ato të Çështjeve Sociale. Që do të thotë se askush prej tyre s’ka bërë një survey profesional që të tregonte se cilat fasha të shoqërisë po i shkojnë Gjermanisë dhe vendeve të tjera? Cilat janë pritshmëritë e tyre? Pse e marrin rrugën bashkë me fëmijët e mitur, pa u frikësuar? Dhe, pse  kërkojnë të ikin sërish edhe kur kthehen në Shqipëri? Një pyetësor i gjerë mund të ndihmonte jo vetëm shtetin, por politika më të drejta të një shteti, si yni, që punon prej dy dekadash vetëm thjesht sot për sot.

Gjithsesi, duket se kjo ka pak gjasa të ndodhë prej tyre, përveç OJQ-ve që tashmë që nga shtatori do kenë minierën e tyre të re të vjeljes së fondeve, me fatin e tyre. Kurse për këta të gjorë nuk kujtohet më asnjë njeri dhe dimri që po vjen duket se është edhe më i vështirë se ai para tij.

Por edhe pa të gjithë këto, janë vetë shqiptarët që e kanë tashmë një ide se cili po largohet. Më së shumti janë ata qytetarë që kanë ende pak kursime dhe që marrin përsipër një sakrificë, një të tillë, që t’ua shpërblejë këtë aventurë. S’ikin dot të varfërit, sepse nuk mund të luajnë me kafshatën e fundit. Të ikurit mund të quheshin thjesht “Të pasurit e të varfërve shqiptare”. Janë mu ata që të parët ndjejnë indikacionin e shtetit dhe të ardhmen e tij. Janë ata që të parët shikojnë para analistëve dhe shifrave të rrejmë, të kinse-specialistëve, të ardhmen e vendit. Dhe, janë ata , që këto muaj po na tregojnë realisht se Shqipërinë po e presin kohë të vështira. Për ta cilat fjalët e Mazeire, se azilkërkuesit janë turpi i Evropës nuk na bëjnë përshtypje. Pasi flitet për bukën e gojës, atë që s’pyet për logjikë dhe për retorika boshe, si këto që po afron Evropa në vitet e fundit, duke mbështetur politikanë pa vizion në të gjithë Lindjen, thjesht për të provuar kinse eficensën e vet. Dhe, këta njerëz nuk duan t’ia dinë, ata dinë shumë më mirë se të gjithë, se ku po shkon shteti i tyre. Ndaj 30.000 shqiptarët dhe kosovarët mbushin valixhet dhe ikin. Sepse nuk ka më shpresë edhe për ata “të pasurit” e të varfërve shqiptarë.

Next Post

'Baazar' zhvesh 57-vjeçaren Sharon Stone

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In