• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po ikin kollozët …

by Artur Ajazi
21/04/2020 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Po ikin një e nga një, kollozët e artit skenik, po ikin, ata që ngritën nga themelet dhe zhvilluan në Shqipëri, teatrin, filmin, kinemanë, regjisurën, skenografinë, muzikën…

Po ikin një e nga aktorët tanë të dashur, artistët,me të cilët jemi rritur, jemi formuar, jemi shkolluar, dhe kemi marrë prej tyre veç mesazhe drite dhe jete. Po ikin një e nga një, ata që na dhanë dashuri dhe leksione të njerëzishme, përmes lojës dhe aktrimit të tyre. Po ikin, ata që lanë pas gjurmë të pashlyeshme që lanë pas një pasuri të paçmuar për ne, dhe brezat që do të vijnë. Ata do të mbeten përjetësisht, në panteonin e pavdeksisë, do të jenë burim vlerash njerësore dhe artistike, për studentët e ardhshëm të rrugës skenike.

Edhe i madhi Rikard Ljarja, ishte dhe do të mbetet një prej tyre, ishte dhe do të mbetet kollozi i skenës, teatrit dhe filmit, artisti me të cilin u rritëm, njeriu i dhjetra e dhjetra roleve dhe personazheve , që përjetësuan emrin e tij në thesarin e artistëve të Shqipërisë. Iku ashtu pa zhurmë, nga banesa e tij modeste, njeriu i thjeshtë, miku i mirë dhe artisti i pavdeksisë.

Iku shkodrani, që qytetarinë dhe kulturën e kishte trashëgiminë e familjes. Vinte nga një familje e vjetër shkodrane, me një baba të shkolluar jashtë, që zgjodhi, jo të shijonte emancipimin vjenez, por realitetin e trishtë të Shqipërisë, të atyre viteve.

Gjurmët që do të linte babai i tij Karl Ljarja në Normalen e Elbasanit si profesor (vitet 1928-1929) dhe pastaj si nëndrejtor i saj, si dhe për pak vite në arsimin e Gjirokastrës, do ti trashëgonte Rikardi vite më vonë në fushën e artit skenik, duke e nisur nga Shkodra.

Rikardi, u bë pjesë e artit, qysh kur ishte me “pantallona të shkurtra”, qysh fëmijë, kur nisi të mësonte veglat muzikore, duke u rritur si një aktor profesionis, dhe artist i ardhshëm. Ai ishte dhe mbeti deri në fund i thjeshtë, ndaj dhe ishte kolloz i pavdekshëm i artit skenik.

Po na ikin artistët, gurët e çmuar të gjerdanit kulturor të këtij vendi, një e nga një ata po largohen nga kjo jetë, për t’ju bashkuar pavdeksisë, duke lënë pas emrin, veprën, mesazhet dhe jehonën e tyre.

Mes lotësh, ata përcillen jo vetëm nga kolegët e plakur, me të cilët kaluan dekada në sheshe xhirimi, por edhe nga qindra e mijëra shqiptarë, që edhe pse në kushte të tilla, ndajnë me familjarët dhimbjen kur marrin lajmin e kobshëm. Rikardi i madh i filmit, e ka siguruar pavdeksinë me veprën e tij, ndaj na mbetet t’i themi, lamtumirë…

Next Post
Avokatët peticion me 10 kërkesa Qeverisë: Të fillojnë gjyqet, s’mund të rrimë në karantinë pa asnjë ndihmë

Avokatët peticion me 10 kërkesa Qeverisë: Të fillojnë gjyqet, s'mund të rrimë në karantinë pa asnjë ndihmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In