• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po ik ore kokëqepë! Nuk shkoj në prokurori për këta se janë për t’u tallur”

by Java News
20/05/2016 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto janë disa nga replikat pa mikrofon seancën e djeshme, kur Ben Blushi denoncoi se ishte kërcënuar nga Elvis Roshi.

Ai ka debatuar ashpër me disa nga deputetët socialistë, të cilët i ka quajtur fundërrina.

Edi Paloka: Ishte deklaratë e rëndë kjo që tha Blushi, duhet të flasë Kryeministri.
Edi Rama: Unë do të flas kur të vijë origjinali, jo me ju.

Ben Blushi: Po çohu, çohu, o frikacak.

Ilir Meta: Ju lutem, me qetësi.

Ben Blushi: Po ti je frikacak, ore.. Je shoku i Elvisit. Dil dhe mbroje Elvisin…

Ilir Meta: Ju lutem, mos krijoni tension artificial.

Ben Blushi: Çohu, o frikacak… O frikacak, s’je burrë.

Jozefina Topalli: Kjo është një ngjarje shumë e rëndë… Duhet të jepni përgjigje.

Taulant Balla: O Manushaqe ulu, Manushaqe…

Jozefina Topalli: Ju nuk mund të bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë. Vulgu në Parlament, vulgu në administratë, drogë dhe vrasje.

Ben Blushi: O Jozefinë, mbrohem vetë unë…

Edi Rama: Vetëm me atë origjinalin bëj debat unë, jo me ju, ju jeni kopje.

Ben Blushi: O Edo, o frikacak. S’je burrë. Çohu, mbroje Elvisin. O shoku i Gjushit dhe i Elvisit.

Taulant Balla: Ke qenë dhe ti shoku i Elvisit.

Ben Blushi: Asnjëherë. As i joti, e as i Elvisit…

Taulant Balla: Jeni bërë tre bashkë, Basha, Berisha, Blushi.

Ben Blushi: Po ik ore, kokëqepë!

Taulant Balla: Po ik ore, se le nam, s’të vjen turp! Ke ardhur këtu me listën e partisë, shko votohu në popull dhe shih sa vota merr.

Ben Blushi: Po pse more, çfarë partie, parti banditësh e halabakësh…? Shko pra mbroji…

Taulant Balla: Kur u bë parti halabakësh kjo, mor…

Ben Blushi: U bë se mbron Elvis Roshin.

Taulant Balla: U bë pse s’u bëre ti ministër! Se po të ishe bërë ti ministër, do ta shihje sa e mirë do të ishte partia.

Ben Blushi: Hajde, dil dhe fol aty dhe mbroje…

Taulant Balla: Do flas, do flas… Por partinë, partinë duhet ta duash përherë, jo ta shash se nuk u bërë ti ministër…

Ben Blushi: Po more, shoku i Elvisit… Se ke shok Elvisin…

Taulant Balla-Sali Berishës: Po, o shoku i Blushit, ktheji përgjigje.

Sali Berisha-Edi Ramës: Bëhu burrë, dil vetë dhe fol.

Edi Rama: Unë flas me ty, me origjinalin, nuk flas me kopje.

Sali Berisha: Dil fol vetë, jo me çakej… Dil këtu, të tregoj unë…

Edi Rama: Këta janë të gjithë kopje…

Taulant Balla: O Sali, o Sali, edhe ti, edhe Blushi njëlloj jeni.

Taulant Balla: Pse nuk shkon në Prokurori?

Ben Blushi: A pse të bëhem qesharak?

Taulant Balla: A pse nuk shkohet në Prokurori… Po ik ore.

Ben Blushi: Nuk shkoj në Prokurori për këta se janë për t’u tallur. Ti, ky edhe ai tjetri atje… Ju duheni tallur, jeni fundërrina të këtij vendi. Jeni qesharakë të gjithë… Shko në Prokurori thotë. Kë të marr seriozisht unë, ty, Elvis Roshin…? Se në Prokurori shkohet kur merresh seriozisht. Ky është një palaço, të shkoj unë në Prokurori për këtë… Do paguajnë njerëzit taksa për të hetuar Elvis Roshin se më ka çuar mua mesazh? A jeni mirë, apo s’jeni? Këta duhen tallur, duhen përçmuar. Siç përçmohet ai që na rri

Next Post

(Foto) Rita Ora fillon xhirimet në filmin hollivudian “Fifty Shades of Grey”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In