Qindra-mijëra qytetarë kanë protestuar ditën e sotme kundër Presidentit të SHBA, Donald Trump i cili po viziton Britaninë e Madhe.
Londinezët kanë zgjedhur të protestojnë në forma të ndryshme, dhe me simbolika të shumta.
Në Londër ka pasur edhe protesta të grave që kundërshtojnë politikat e Trump dhe janë solidarizuar me gratë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Politikat e Trump-it janë të ngjashme me Gjermaninë naziste në lidhje me ndarjen e fëmijëve nga familjet e tyre”, tha një aktiviste, që kishte veshur një këmishë me t-shirt me shkrimin: “A dukem e paligjshme?”
Gjithashtu në Londër është lëshuar edhe një tullumbace bebe që simbolizon Trump.
Kritika ndaj presidentit amerikan kanë ardhur edhe pas samitit të Brukselit. Kryediplomati francez tha sot se Donald Trump po kërkon destabilizimin e Bashkimit Evropian.
Sipas Jean-Yves Le Drian Europa do të ngrihet kundër kësaj iniciative të Washingtonit. /b.d