• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po i mërzitur me Kombëtaren pse u duhet Edi Rama?

by Mero Baze
11/09/2023 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në fillim Sali Berisha dhe pastaj Edi Paloka, vendosën që Edi Rama është shumë I mërzitur që ekipi ynë kombëtar fitoi me Poloninë dhe barazoi me Çekinë. Në fakt merita është e Berishës për këtë zbulim, se Paloka I shkret, I di të vërteta zbulimet e Berishës, dhe I përsërit.

Ai tha se Edi Rama u nxi kur bëri gol Bajrami në Ceki. Pastaj dje akoma më shumë kur djemtë e kombëtares bën dy gola spektakularë kundër Polonisë.

Edhe pse është një budallallëk për tu komentuar, në fakt nuk duhet anashkaluar gjendja e tyre psikologjike, kur Shqipëria fiton një emër të mirë.

Fjala vjen suksesi I Shqipërisë në turizëm , që është  një rekord për të cilin po flet gjithë bota, I tërbon, dhe normalisht e sulmojnë pa shumë drojë. E bëjnë këtë se mendojnë se jo gjithë shqiptarët fitojnë nga turizmi dhe së paku të kenë me vete ata që nuk merren me atë punë, edhe pse fitojnë të gjithë nga pak nga rritja e ekonomisë dhe bërja e vendit më I pasur.

Po ashtu suksese të tjera të Shqipërisë në ekonomi, në forcimin e lekut zvogëlimin e borxhit rritjen e investimeve mund ti relativizojën dhe ti njollosin, pasi kanë të gjithë ata trushëplarët e vet për të cilët flasin.

Tek futbolli është pak problem, pasi shqiptarët të majtë e të djathtë e duan njësoj ekipin kombëtar. Madje ca kohë e ka dashur dhe Albin Kurti.

Tani këta nuk e pranojnë dot që ekipi kombëtar të gëzoj dhe Edi Ramën si qytetar dhe si kryeministër por sidomos të gëzoj dhe palën tjetër. Meqë është një sukses që ata nuk e vënë dot në dyshim, atëherë në këtë rast vënë në dyshim të gëzuarit dhe kanë gjetur që Edi Rama nuk gëzohet kur fiton Shqipëria.

Në fakt jo për meritë direkte të Edi Ramës, por jo edhe fare pa meritë, rezultatet me të larta historike ky ekip kombëtar I ka arritur nga viti 2016 e këtej. Edi Rama natyrisht që ka të drejtë të krenohet jo vetë si qytetar por dhe si kryeministër për këtë sukses. Dhe e bën atë më së miri.

Por Berishës i duhet I mërzitur, ngaqë nuk mërzit dot ata të vetët. Po të kishte mundësi ti ndalte do ta bënte, por meqë nuk ia del dot, pasi ata gëzojnë si shqiptarë për ekipin e tyre, atëherë atij I duhet patjetër një diferencë me Edi Ramën në këtë gëzim, dhe e ka caktuar atë “të mërzitur” dhe veten të gëzuar për Kombëtaren.

Por në fakt duket aq I mërzitur kur e thotë këtë, sa ti e kupton që nuk di si tua prish tue gjithëve këtë festë. Siç e ka zakon!

Next Post
“Ka treguar frikë nga SPAK”/ Spiropali: Berisha mban shumë kusure dhe mëkate mbi kurriz

"Ka treguar frikë nga SPAK"/ Spiropali: Berisha mban shumë kusure dhe mëkate mbi kurriz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

February 22, 2026
Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In