• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po humbim mundësinë e një brezi

by Ditmir Bushati
15/03/2019 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ditmir Bushati

Politika shqiptare sërish është në një rrethrrotullim. Opozita ka ndërmarrë një veprim in extremis, siç është djegia e mandateve parlamentare. Një veprim i dëmshëm dhe me pasoja që kërkon të “militarizojë” mendjen dhe artikulimin publik. Bojkoti e ka shoqëruar, për fat të keq, jetën parlamentare gjatë gjithë trajektores së demokratizimit të vendit që prej shembjes së regjimit komunist, duke mos shënuar nga ana tjetër suksese të prekshme në arritjen e objektivit politik. Por kësaj radhe ne përballemi me një situatë të paprecedentë, pasi djegia e mandateve është një rrugë pa kthim, çka e bën rrjedhimisht më të vështirë parashikimin për daljen nga rrethrrotullimi.

E megjithatë, nuk do shumë mend për të kuptuar që takimi i pritshëm në qershor i Bashkimit Europian, ku do të shqyrtohet edhe mundësia e fillimit të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, do të ndikohet nga kjo situatë. Është e vërtetë që BE-ja po përballet me sfida të panumërta brenda shtëpisë dhe vëmendja ndaj oborrit të vet nuk është e madhe. Ky realitet duhet të na bëjë edhe më të vetëdijshëm e të përgjegjshëm për rrugëtimin tonë, pasi në BE askush nuk ka “oreks” të ulet në bisedime e të projektojë procesin e anëtarësimit me një vend, klasës politike të së cilit i mungon baza e kulturës politike, dialogu. Elementë këta, të trupëzuar edhe në të ashtuquajturat kritere të Kopenhagenit, që një vend aspirant për anëtarësim në BE duhet të përmbushë.

Pikërisht, rëndësia e përmbushjes së këtyre kritereve, jo vetëm gjatë procesit të anëtarësimit, e ka bërë BE-në që të zhvillojë mekanizma mbikëqyrës edhe për vetë vendet anëtare, në lidhje me sundimin e së drejtës.

Nuk e di pse është kaq e vështirë për të kuptuar se rreziku që i kanoset Shqipërisë nga mungesa e qartë e perspektivës europiane, është më i madh për ne sesa për BEnë. E them këtë, pasi BE-ja ka jetuar për një kohë të gjatë pa Shqipërinë dhe shqiptarët. Mund të jetojë fare mirë edhe dekada të tjera pa ne. Dikujt mund t’i duket i ekzagjeruar ky konstatim, por përveç integrimit europian nuk shoh asnjë mundësi tjetër që Shqipëria të zhvillohet e demokratizohet më tej. Është një rrugë e vështirë, që kërkon reforma shtetkonsoliduese dhe mirëkuptim politik. Një gjë të tillë na e dëshmon edhe eksperienca e vendeve të Europës Qendrore e Lindore, vende të cilat kanë pasur një traditë demokratike më të pasur se vendi ynë.

Për të ilustruar këtë rrezik ia vlen të kujtojmë se Shqipërisë së mesviteve ’90 iu ofrua mundësia për të nënshkruar një marrëveshje europiane me BE-në. Mirëpo, për shkak të krizës politike dhe kaosit që përjetuam në ‘97, u deshën rreth 10 vjet dhe vetëm në vitin 2006 nënshkruam Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, e cila gjithsesi nuk parashikon të njëjtën shkallë integrimi siç parashikonin marrëveshjet europiane. Nuk humbëm një stacion, as një dekadë, por mundësinë e një brezi të tërë, i cili do të ishte përfituesi kryesor i Shqipërisë Europiane. Sot mund të ishim fare mirë në një tryezë me Bullgarinë, Rumaninë apo me Kroacinë, e cila deri në 1995 ishte e përfshirë nga flakët e luftës. Mund të ishim përfitues dhe kontribuues më të mëdhenj e me më shumë plagë të kuruara nga tranzicioni.

Ndoshta gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë sot është të hedhim sytë nga fqinjët, të reflektojmë për një çast e ta ngulisim një herë e mirë në mëndje se, nëse nuk jemi në gjendje të krijojmë një perspektive të prekshme europiane e të gjenerojmë kapacitet për ndryshim duke dalë nga rrethrrotullimi, askush nga institucionet europiane nuk do ta bëjë një gjë të tillë për ne. E as nuk do të impresionohet nëse ne do t’u bishtnojmë përgjegjësive tona, duke mbetur peng të instinkteve të vjetra. Duke humbur kësisoj sërish mundësinë e një brezi, i cili nuk do të ketë zgjedhje tjetër veçse të na ndëshkojë.

Next Post
Banda e fajdeve në Shkodër/ Këta janë ish-kancelari i Gjykatës dhe ish-drejtori i Patentave që u arrestuan

Banda e fajdeve në Shkodër/ Këta janë ish-kancelari i Gjykatës dhe ish-drejtori i Patentave që u arrestuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In