• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po gjykatësen e Ilir Beqaj kush e urdhëroi të shtojë akuza nga xhepi?

by Mero Baze
03/03/2026 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ilir Beqaj po shkon 20 muaj në burg, ndërsa sot nisi të gjykohet çështja e sterilizimit për të cilën, kur ka nisur, ai u la i lirë me detyrim paraqitjeje. Prokuroria kishte dyshimet se Ilir Beqaj mund të akuzohej për shpërdorim detyre, një akuzë e rëndomtë që tani është kthyer si neni 55 për agjitacion e propagandë për çdo punonjës të shtetit. Por ndërsa dosja shkoi në GJKKO në seancën paraprake, një gjyqtare kamikaze me orientim të fortë politik urdhëroi SPAK që ndaj tij të shtohet dhe akuza për korrupsion dhe grup i strukturuar kriminal.

Që ta bëjmë të qartë, gjyqtari paraprak është në parim një gjyqtar që filtron lëndën, mos ka akuza të tepërta, madje ka dhe të drejtë ta anulojë akuzën. Ky është rasti i parë në drejtësinë shqiptare që një gjyqtare kamikaze për shërbime politike urdhëron prokurorinë speciale, e cila është vetë boll represive, të shtojë akuza për korrupsion, pa gjetur asnjë transaksion financiar apo përfitim në dobi të ministrit, dhe akuzën akoma më qesharake që quan ministrin grup kriminal sepse ka bashkëpunuar me zëvendësministrin dhe vartësit e tjerë të tij, që e ka detyrë funksionale. Po të mos bashkëpunojë dënohet për shpërdorim detyre.

Për hir të së vërtetës, të dy prokurorët në seancën paraprake kanë deklaruar se ata nuk kanë gjetur më shumë se sa shpërdorim detyre në veprimtarinë e ministrit, por sot në gjykatë, kur u pyetën nga trupa gjykuese pse e kanë shtuar këtë akuzë, u justifikuan dhe nuk kanë shumë faj, se gjykata i urdhëroi ta shtonin dhe vendimi i gjykatës prevalon.

Pra në gjithë botën, në çdo sistem drejtësie, ka prokurorë që ngrenë akuza dhe gjykata që i filtrojnë ato, kurse ne kemi arritur në një sistem drejtësie që gjykata ngre akuza dhe prokuroria duhet të gjejë fakte që të mbështesë gjykatën. Në çdo sistem drejtësie, gjykata e prezumon të pafajshëm çdo të akuzuar dhe i lë barrën e provës prokurorisë, kurse tek drejtësia jonë e re, gjykata përcakton se përse akuzohet dhe i lë detyrë prokurorisë të gjejë fakte që të ilustrojë dëshirat e gjyqtares.

Sot, kur filloi gjykimi në themel i çështjes, avokatët e Beqajt u shprehën se gjatë kësaj seance mësuan se akuza ndaj të mbrojturit prej tyre është ngritur nga gjykata dhe jo prej organit kompetent, SPAK-ut. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj dhe anëtarë Irena Gjoka e Erjon Çela, pasi u tërhoqën për të marrë vendim, konstatuan se qartësimi i akuzës është një element i rëndësishëm për garantimin e një procesi të rregullt ligjor. Trupi gjykues i la detyrë prokurorëve që të përgatisin me shkrim argumentet ku mbështesin akuzat e reja, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, në formën e bashkëpunimit të posaçëm, dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Pra, kronologjikisht ka ndodhur që ministri është përfshirë në hetime për shpërdorim detyre dhe rrugës një gjyqtare ka menduar se “ai qen meriton më shumë”, dhe ka detyruar SPAK t’i shtojë akuza ende pa asnjë fakt, të cilat i bëhen prezente në seancën e parë të gjyqit në themel.

Ndërkohë, koncesioni për të cilin gjykohet ka përfunduar, qeveria thotë se është koncesioni më i suksesshëm në shëndetësi, i ka kursyer shtetit miliona euro nga shmangia e infeksioneve në operacione dhe ka shmangur dhjetëra vdekje që vinin nga procesi skandaloz i gjendjes në të cilat ishin spitalet deri më 2013 dhe se tani një kompani shtetërore do të vazhdojë të njëjtën punë.

Ministri nuk është në akuzë as për korrupsion as për grup kriminal nga SPAK, se të jesh i akuzuar për korrupsion duhet të gjesh së paku 500 euro korrupsion që i ka përfituar ministri nga ky koncesion, ose nëse është grup kriminal, duhet që ministrit t’i gjesh lidhje me persona përtej zyrës së tij, jo vartësit e vet.

Sidoqoftë, duke krijuar një drejtësi pa asnjë standard, ku gjyqtarët janë në garë me prokurorët kush të jetë më represivë dhe më arbitrarë, situata ka mbërritur kur gjyqtari sillet si prokuror dhe prokurori i gjorë duket si avokat i pafuqishëm kur thotë që nuk gjeta prova por më urdhëroi gjykata.

Një nga arsyet përse ky proces ka degraduar në këtë gjendje është dhe fakti se Ilir Beqaj nuk është një figurë simpatike politike dhe është një ish-ministër i harruar nga PS. Por të mos qenit politikan popullor nuk është vepër penale. Penalizimi i vetëm është që nuk zgjidhesh deputet dhe ministër, siç dhe ka ndodhur me të, por jo të masakrohesh nga urrejtja e një gjyqtareje.

Tani pyetja lind: Po gjykatësen e Ilir Beqaj kush e urdhëroi ta bëjë këtë marrëzi? A nuk kemi të drejtë të gjithë tani të themi që ajo është pjesë e ndonjë grupi kriminal apo e korruptuar, pasi përdor detyrën e saj dhe fuqinë që i jep ligji për të hakmarrje politike ose në interes të të tretëve? Natyrisht që kemi dhe nuk duhet lënë deri tek hamendjet.

Next Post
Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In