Një helikopter me tre persona në bord është rrëzuar këtë të mërkurë në det, në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në ishullin Samos, ndërkohë që kamerat kanë kapur momentin kur mjeti zhytet në ujë. Helikopteri Mi-8 ishte marrë me qira nga forcat zjarrfikëse dhe po fikte flakët në ishullin grek.
Ekuipazhi po kërkohet në një operacion shpëtimi prej motovedetave të rojes bregdetare, skafe private si dhe një helikopter Super Puma i marinës greke dhe një dron i markës Heron që përdor roja bregdetare./m.j