Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabe.
Personi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, po udhëtonte me biçikletë, në këtë aks rrugor, në momentin që është përplasur nga një automjet. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarje dhe po hetojnë në lidhje me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë shoferi i mjetit, që përplasi për vdekje qytetarin është shoqëruar në polici për procedura të mëtejshme.
g.kosovari