• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A po e pret LSI-në një dimër i gjatë!

by Ben Andoni
06/06/2017 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) duket se do të përballet me një dimër të vështirë pas tetë viteve, që ka menaxhuar në mënyrë shumë pragmatike të gjithë zhvillimet politike shqiptare. Vetë PD-së, ky formacion do i nevojitej shumë në momentet e rezistencës që iu bë Reformës në Drejtësi dhe ku kalkulimet e kujdesshme të formacionit të djathtë e kërkonin LSI-në si pjesë të pretendimeve të saj të vazhdueshme. Formacioni i Ilir Metës pati mundësinë në muajt e fundit që ta rriste në mënyrë progresive stekën e kërkesave, ndërkohë që teksa miklohesh nga vlerësimet e PD-së, bëri karshillëkun e lodhshëm opozitar me aleatin e vet PS-në.

Nuk është vendi për të folur më për këtë presion të vazhdueshëm që vazhdon edhe në orët e fundit me përfoljet e Reformave të Arsimit dhe Shëndetësisë, ndërmarrje nga qeveria Rama ku ajo ka qenë pjesë edhe e dikastereve, që i kanë ndërmarrë. Porse është vendi për të folur për kthesën dhe përpjekjen e LSI-së, që tashmë kërkon të rifitojë kohën e humbur, pas paktit PS-PD, që e la krejt të befasuar atë dhe në planet më të çartura. A do mundet vallë ajo në këtë pozicion të luajë rol në zgjedhjet e 25 Qershorit? Për propagandën e LSI-së, ata mbeten forcë e parë dhe do jenë surprizues, madje telefoni i kryetarit të saj do jetë gjithë kohën i zënë nga kërkesat në momentin vendimtar! Në fakt, ajo që dihet me siguri është se me shumë të ngjarë, rasti i LSI-së do të zëvendësojë rastin e PD-së sa i përket dualitetit të kryetarit de jure me atë de facto. Petrit Vasili, si kryetar  ri, gjendet në pozitën më të vështirë që mund të mendohet, teksa duhet të drejtojë një formacion, bateritë e të cilit nuk premtojnë për shumë. Gjithsesi e vetmja fitore e madhe e LSI-së, në këto javë të fundit, është vendosja e Ilir Metës si kryetar i shtetit, ndërsa ajo që lexohet pas marrëveshjes së Majit 2017 është se dy partitë kryesore në vend janë aq shumë afër njëra-tjetrës saqë duket hapur tashmë edhe një lexim i përbashkët post-elektoral i tyre. Më kot zyrtarë të LSI-së i mëshojnë faktit se mes formacionit të tyre dhe PD-së nuk ka asnjë problem dhe se ata ishin faktorët që e bënë partinë e Berishës (në atë kohë) si forcë në udhëheqjen e vendit më 2005 dhe 2009, pasi sot PD po vepron pak a shumë me taktikat e LSI-së, duke iu kthyer pragmatizmit politik, në vend të dështimit total dhe bjerrjes që ka filluar prej kohësh në radhët e saj dhe injorimit hapur të LSI.

Dhe, më e keqja nuk mbaron këtu, porse vazhdon me kënaqësinë e të dy partive teksa një numër i konsiderueshëm funksionarësh të LSI-së janë pezulluar nga detyra për përfshirje në

fushatë zgjedhore në shkelje të ligjit të administratës shtetërore gjatë procesit zgjedhor të 25 qershorit. Ankesat e kryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, jo vetëm nuk kanë bërë përshtypje për mënyrën sesi ka funksionuar Task Forca e qeverisë, që nuk ka respektuar asnjë mbledhje sipas tij të ministrave, por edhe autonominë e qeverisë, ku ministrat e LSI-së nuk janë përfshirë pothuaj fare. E ka ndodhur kështu, pasi  ministrat e LSI-së në muajt e fundit kanë qenë opozitarët më të mëdhenj të Ramës, madje më shumë sesa opozita e Bashës që ankohej të gjithë muajt e fundit në çadër.

Duket se zëri i lartë i LSI-së dhe qesëndia e saj, pa një program real politik, ka lodhur paq të dy partitë kryesore në vend, që si shenjë supremacie ende nuk e kanë zbardhur atë që u fol në takimin tet-a-tet të dy kryetarëve më 18 Maj, ashtu si ende nuk kanë zbardhur qartë dhe takimin e dikurshëm të 20 viteve më parë, kur Berisha u la në politikë për ta mbajtur statuskuonë e Shqipërisë të pandryshuar.

E gjitha kjo të bën të mendosh se ka ardhur koha që LSI-ja të mënjanohet dhe të jetojë dimrin e saj dhe të provojë veten në një pozicion që nuk është më aq komod, sidomos për një parti që i pëlqen të bëjë gjithnjë lojën e madhe të politikës së vogël shqiptare. (Javanews)

 

Next Post
Ilir Metën se mbajnë më nervat: Rama dhe Basha karagjozë

Ilir Metën se mbajnë më nervat: Rama dhe Basha karagjozë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In