• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po e ndërpret vërtet SHBA ndihmën për SPAK?

by Fitim Zekthi
26/01/2025 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fitim Zekthi

Është e qartë se kudo politikanët udhëhiqen, kanë vetëm shqetësimin e rizgjedhjes në detyrë ose të fitimit të pushtetit dhe gjithçka e bëjnë vetëm në funksion të këtij qëllimi. Kjo padyshim vishet me qëllime të mira, vishet me ide, vishet me ideologji dhe parime por në thelb është vetëm një luftë për t’u rizgjedhur ose fituar pushtetin.

Në mënyrë që kjo tendencë, kjo përpjekje, ky shkulm i fuqishëm i brendshëm të mos shkaktojë dëme të mëdha apo të mos shkatërrojë liritë e njerëzve shumë vende janë përpjekur të krijojnë apo ndërtojnë standarde të sjelljes politike, të veprimit politik, të respektimit të disa rregullave dhe vlerave. Një nga këto gjëra është mospërdorimi i çështjes kombëtare për qëllime politike dhe kur një politikan e përdor çështjen kombëtare për qëllime të tilla shoqëria dhe tërë ambienti politik e ligjor e ndëshkon atë. Një tjetër është qëndrimi korrekt, vlerësimi i drejtë, mos gënjeshtra mbi atë që përfaqësojnë dhe duan aleatët strategjikë, miqtë e rëndësishëm të vendit. Pra, shkurt nuk keqinformohet publiku dhe njerëzit mbi atë që përfaqësojnë aleatët dhe miqtë më të rëndësishëm të vendit. Kjo ka pasoja shqetësuese në dy drejtime. E para, është se vetë ata që gënjejnë mbi aletatët do të vuajnë pasojën e kësaj gënjeshtre dhe e dyta, dhe sigurisht shumë më e rëndësishmja, vendi do të vuajë këtë sjellje të keqe të politikanëve të cilët gënjejnë për aleatët, duan të përdorin aleatët për qëllimet e tyre të ulëta politike.

Për të thënë të vërtetën në Shqipëri, politikanët tanë që në ditët e para të pluralizmit u përpoqën që gjithçka, sigurisht edhe marrëdhënien me aleatët dhe miqtë ta shohin, të rreken, ta përdorin si marrëdhënie që ndihmon ata në luftën e tyre për pushtet. Të sëmurë nga epshi për pushtet, një epsh që buron nga edukimi dhe indoktrinimi i egër komunist i cili luftën politike e kthen në diçka që merr vlerën e të shenjtës, politikanët tanë nuk lanë dhe nuk lënë ende gjë pa përdorur në funksion të kësaj lufte. Për ta gjithçka është një instrument i këtij epshi apo kësaj lufte. Edhe marrëdhëniet me aleatët dhe miqtë janë të tilla, janë instrument i kësaj lufte. Politikanët tanë si pasopjë e formimit dhe edukimit nuk krijojnë një marrëdhënie tjetër ku njerëzit, organizatat, aleatët, individët e tjerë të jenë qenie që kanë dinjitet dhe vlera përtej të qenit instrument.

Qenia njerëzore mund të ndërtojë dy lloj raportesh me të tjerët. Njëri është “unë dhe ti” dhe tjetri është “unë dhe ai”. Raporti unë dhe ti është problematik, i keq, i reduktuar dhe i përvertuar. Në këtë raport thotë Martin Buber tjetri shihet si vegël, si mjet për realizimin e qëllimit. Ai zhvishet nga dinjiteti apo virtyti dhe shihet vetëm në funksion të arritjes së qëllimit. Në raportin “unë dhe ai” thotë Buber tjetri është “ai”, tjetri nuk është “ti.” Në këtë raport tjetri ka dinjitet, ka virtyt dhe personi njerëzor hyn në bashkëveprim duke ia njohur dhe vlerësuar dinjitetin dhe virtytin. Në këtë raport krijohet një ndërshkëmbim, një ndërsubjektivitet, krijohet një hapësirë në mes, në të cilën gjendet në fakt qenia njerëzore. Pra, aty është qenia njerëzore në plotoninë e vet. Aty ajo ka një raport të drejtë me Zotin, aty ajo e organizon veten dhe jetën duke u përpjekur të ndjekë mësimet e Zotit.

Për t’i rënë shkurt politikanët tanë, dhe shumë të tjerë ndoshta kudo, njohin vetëm raportin “unë dhe ti”, nuk dinë raport tjetër. Politikanët tanë nuk dinë, nuk mund ta kuptojnë dot qenien njerëzore pa e reduktuar apo përvertuar atë në këtë pikë të mjerë.

Kësisoj ata do t’i shohin të gjithë si “ti”, si instrumenta. Këtë gjë po bëjnë edhe këto ditë, si gjithë këto vite, po përpiqen t’i thonë publikut që presidenti Trump do bëjë këtë dhe atë në funksion të asaj që ata duan.

Ata po përpiqen t’i thonë publikut që politka e jashtme e SHBA-së tani do të jetë tjetër, do të jetë “America First” do të përkrahë partitë e djathta dhe do t’i sjellë ata në pushtet kundër partive të majta etj. Këto dy-tre ditë po thuhet që SHBA ka ndërprerë financimet për prokurorinë speciale, SPAK. Për ta kjo është gjithçka.

E para, dihet që SPAK është kthyer në shpresën e vetme që korrupsioni i thellë, politikanët e korruptuar prej tre dekadash që ishin të paprekshëm të hetohen. E dyta, dihet që SPAK është edhe ankthi i këtyre politikanëve të cilët e kanë kthyer në objektivin bazë shkatërrimin e SPAK.

Lajmet se SHBA i hoqi financimet janë lajmet më të mira për ta, janë gjithçka kur dihet që SPAK është krijuar nga SHBA dhe pa SHBA nuk mbijeton dot.

Si është e vërteta? Së pari, politika e jashtme e SHBA-së është politika e një vendi të madh, të konsoliduar dhe me institucione gati 250 vjeçare. Përvoja e gjatë, rregullat, institucionet dhe gjithçka tjetër janë kolauduar në mënyrë të tillë që gjithçka të ndihmojë SHBA-të, të ruajë, forcojë interesin dhe vlerat e veta. Pra, çdo president qoftë Coolidge apo Lincoln, qoftë Truman apo Trump, qoftë Grant apo Obama, çdo anëtar i Gjykatës Supreme qoftë Marshall apo Warren, qoftë Scalia apo Rehnquist, qoftë Roberts apo Brandies, çdo sekretar shteti apo sekretar drejtësie qoftë ky Haig apo Baker, Ashcroft apo Gonzales etj, do të shtyhet të ruajë me çdo kusht interesin dhe vlerat e SHBA-ve, në mënyrën që ai beson dhe në mënyrën që ai mundet por nuk ka mundësi kurrë që ata të punojnë ndryshe.

Në këtë kuptim të gjithë janë “America First”. Në Shqipëri sigurisht që për qeveritë tona nuk është “Shqipëria First” dhe prandaj iu duket këtyre se atje është si këtu në disa raste.

Presidenti Trump mendon se interesi amerikan mbrohet më mirë duke mos e ideologjizuar politikën e jashtme, duke e kthyer përhapjen e vlerave liberale, vlerave të marksizmit kulturor në qëllim të SHBA-ve. Ai mendon se duhet kthyer në qëllim një bashkësi tjetër vlerash që janë ato të kthimit në natyrshmëri, të konservatorizmit apo sovranizmit etj. Në këtë kuptim ndihma në botë do të bëhet duke u nisur nga këto vlera apo pikëpamje.

Sekretari i shtetit Marco Rubio që ditën e parë në detyrë iu dërgoi një “cable” ambasadave amerikane në botë që të adoptojnë menjëherë këtë qasje të re.

Sekretari Rubio dy ditë më parë urdhëroi ndërprerjen e përkoshhme për disa ditë të ndihmës amerikane për të gjithë botën me përjashtim të Izraelit dhe Egjiptit. Sekretari Rubio tha se ndihma amerikane do të jepet duke u nisur nga vlera të reja. Ndihma do të jepet duke parë nëse ajo e bën Amerikën më të fortë, më të sigurt, më të zhvilluar.

Ndihma amerikane është pezulluar për vende me rëndësi ekstremisht strategjike për SHBA-në si për Ukrainën, për Filipinet, për Jordaninë, për Korenë e Jugut, për vendet baltike, për Tajvanin, për Argjentinënë etj, etj.

Të gjithë e dinë se sa të rëndësishme janë ndihmat ushtarake për Tajvanin apo Filipinet, për Korenë e Jugut apo për vendet baltike. Janë llahtarisht të rëndësishme dhe ato janë ndërprerë për disa ditë. Të gjitha do të nisin siç ishin me përjashtim të fondeve që kanë brenda ideologji, që duan të promovojnë vlera të liberalizmit të majtë apo marksizmit kulturor, që duan të promovojnë festivale apo koncerte, bursa studimi, çështje “gender” etj, apo ndihma të tjera për të promovuar vlerat e mësipërme.

Ndihma për SPAK-un do të nisë njëlloj, do të jetë njëlloj. Ndihma për SPAK-un është ndihmë kundër korrupsionit, kundër trafikut të drogës, kundër krimit të organizuar, është ndihmë kundër politikanëve të këqinj dhe të korruptuar që kanë shkatërruar vendin dhe sundimin e ligjit. Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit në Shqipëri është totalisht brenda parimeve më të forta të presidentit Trump apo sekretarit Rubio sepse kjo luftë mund ta bëjë Shqipërinë, një aleate e SHBA-së, më të fortë. SHBA do aleatë me sundim ligji, me shtete të fortë dhe demokratike dhe është marrëzi të flasësh se SHBA ndërpreu financimin ndaj SPAK duke nënkuptuar se SHBA kërkon zhbërjen e SPAK. Nuk ka asnjë ndërprerje të ndihmës për SPAK.

Përkundrazi, ditët më vonë do e tregojnë, politika e jashtme amerikane nuk është politikë siç e lexojnë politikanët tanë. Përkrahja dhe ndihma ndaj SPAK do të jenë edhe më të forta. Kjo është e sigurt siç është 100% e sigurt.

Next Post
Shkrimtari Nasi Lera meriton të propozohet për çmimin Nobel për Letërsi

Shkrimtari Nasi Lera meriton të propozohet për çmimin Nobel për Letërsi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia në diskon në Zvicër, kryebashkiaku i Crans-Montanas: Po më kërcënojnë me vdekje, kam nisur terapinë

Tragjedia në diskon në Zvicër, kryebashkiaku i Crans-Montanas: Po më kërcënojnë me vdekje, kam nisur terapinë

January 27, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vizita në Izrael/ Çupi: Kryeministri Rama ‘eksportoi’ modelin shqiptar të harmonisë fetare

January 27, 2026
Lapaj nga Lezha: Të çohemi kundër barbarisë se nuk kemi gjë në terezi

Lapaj nga Lezha: Të çohemi kundër barbarisë se nuk kemi gjë në terezi

January 27, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

January 27, 2026
Përplasja e trenave, Spanja do të paguajë 20 milionë euro për familjet e viktimave

Përplasja e trenave, Spanja do të paguajë 20 milionë euro për familjet e viktimave

January 27, 2026
26 persona bien në pranga nga policia e Minneapolis/ Po protestonin para hotelit ku qëndronte komandanti i ICE-së

26 persona bien në pranga nga policia e Minneapolis/ Po protestonin para hotelit ku qëndronte komandanti i ICE-së

January 27, 2026
“Doktori përbalti Shqipërinë në KE, turp kombëtar”/ Përplasja në Kuvend, Korreshi i kthehet deputetit të PS: Mos na bëni sikur shpikët…

“Doktori përbalti Shqipërinë në KE, turp kombëtar”/ Përplasja në Kuvend, Korreshi i kthehet deputetit të PS: Mos na bëni sikur shpikët…

January 27, 2026
VIDEO-Aksidenti tragjik me 7 viktima në Rumani, në furgonin me tifozë të PAOK ndodheshin edhe dy shqiptarë

VIDEO-Aksidenti tragjik me 7 viktima në Rumani, në furgonin me tifozë të PAOK ndodheshin edhe dy shqiptarë

January 27, 2026
FOTOT/ Kokaina iu vinte me avion nga Meksika, dënohen çunat kuksianë të Liverpulit

FOTOT/ Kokaina iu vinte me avion nga Meksika, dënohen çunat kuksianë të Liverpulit

January 27, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Padia e kryeministrit në Kushtetuese/ Çupi: Drejtësia ka rënë në pozitat që nuk po kërkon drejtësi, por pushtet

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In