• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po e lidh Meta emërimin e kreut të SHISH, me fatin e Llalles?!

by A R
09/11/2017 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

A po e lidh presidenti Ilir Meta emërimin e kryetarit të ri të SHISH, Helidon Bendo me fatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla?! Ndonëse në vështrim të parë këto dy çështje duket se nuk kanë lidhje, nga mënyra sesi po veprohet ato duket se tashmë janë të qepura me njëra tjetrën me fill të bardhë, duke u bërë shumë të dukshme. Prej afro 10 ditësh në tryezën e Presidentit gjendet propozimi i kryeministrit Edi Rama që, pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës nga kreu i shërbimit sekret, në vend të tij, siç thotë dhe Kushtetuta, kryeministri ka propozuar Helidon Bendon. Ky i fundit është një figurë e njohur në qarqet e shërbimit sekret, për shkak të karrirës së tij të gjatë në këtë shërbim. Bendo është një personazh i njohur edhe për shërbimet sekrete ndërkombëtare, pasi pozicioni që ai ka pasur ka qenë drejtimi i luftës kundër terrorizmit.
Biografia e tij si zyrtar i lartë i shërbimit sekret është e pastër dhe nuk ka pasur ndonjë reklamim si nga faktorë brenda vendit ashtu edhe nga ata ndërkombëtar rreth profesionalizmit të tij. Por duket se për Presidentin, i cili vijon të mbajë të tryezë gjestin formal të emërimit, CV e Bendos nuk është se ka ndonjë vlerë, pasi ai për arsye të pakuptueshme zvarrit emërimin e tij. Pak ditë më parë Meta nxori njoftimin për shkarkimin e Visho Ajazi Likos si kreu i SHISH, ndërkohë ka futur në ‘kalendat greke’ emërimin e Bendos.
Duke i’u referuar nenit 99 pika f të Kushtetutës, është komptencë e Presidentit emërimi i kreut të SHISH. Ajo që vihet re në bllokun e komptencave të kreut të shtetit është fakti se nuk ka ndonjë afat se kur Presidenti mund ta bëjë emërimin. Edhe pa ndonjë arsye, ai mund ta mbajë me javë të tëra propozimin e kryeministrit në sirtar pa e firmosur, siç po e mban. Parë në një kontekst më të gjerë, nisur edhe nga dinamika e zhvillimeve politike në vend, kuptohet se kreu i shtetit nuk ka për ta hedhur këtë hap para datës 3 dhjetor, datë kur skadon edhe mandati i kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Duke parë investimin që LSI dhe PD po bëjnë për Llallën, për t’i zgjatur mandatin jashtë Kushtetutës, kuptohet qartë se emërimi i Bendos dhe largimi i Llallës janë dy copëza që plotësojnë mozaikun e procesit të të menduarit të Metës rreth kreut të SHISH.
Dorëheqja e Visho Ajazit duket se e kapi të papërgatitur Metën, i cili i kishte shprehur mbështetje, pavarësisht raporteve shpesh herë jo të mira mes ish- kreut të SHISH dhe Kryemninistrit. E sigurtë ishte se Meta nuk do ta shkarkonte Vishon, pavarësisht se sa do të këmbëngulte Rama. Por dorëheqja e kapi gafil. Nga zyra e Presidencës javët e fundit janë orkestruar jo pak lëvizje, të cilat kanë krijuar pështjellim në skenën politike shqiptare, pavarësisht se ato janë bërë “hidh gurin e fshi dorën”. Në prag të skadimit të mandatit të Llallës nuk është se nuk prisnim të papritura. Por që të lidhësh fatin e institucioneve në Shqipëri me fatin e Llallës, është diçka për të cilën s’mund të jesh indiferent. Gjithësesi vonesa në emërimin e Bendos nuk përbën ndonjë shqetësim serioz, pasi firma në letër për të është krejt formale. Ndërsa përpjekja për të mbajtur Llallën jashtë afateve kushtetuese përbën realisht një shqetësim serioz. është një gjest i cili në thelb deformon qëllimin e Reformës në Drejtësi.

Next Post
I mrekullueshëm respekti, Ja si e pritën Cristianon tifozët e Sportingut

“Kazanova” Ronaldo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliaj për shpalljen e pavlefshmërisë të veprimeve hetimore të SPAK

February 20, 2026
Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit, Apeli i GJKKO rrëzon ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja

February 20, 2026
Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve

Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve

February 20, 2026
EMRI/ Zhduket 40-vjeçari nga Skrapari, sendet e tij gjenden pranë kanioneve! Mesazhet e dyshimta me të vëllain në Francë

EMRI/ Zhduket 40-vjeçari nga Skrapari, sendet e tij gjenden pranë kanioneve! Mesazhet e dyshimta me të vëllain në Francë

February 20, 2026
Reshje intensive në Qarkun Shkodër, rrezik përmbytjesh në Obot dhe borë mbi 50 cm në Theth

Reshje intensive në Qarkun Shkodër, rrezik përmbytjesh në Obot dhe borë mbi 50 cm në Theth

February 20, 2026
Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel, 3 në pranga dhe 3 në hetim(EMRAT)

Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel, 3 në pranga dhe 3 në hetim(EMRAT)

February 20, 2026
Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother, ja banori që përjashtohet nga gara

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother, ja banori që përjashtohet nga gara

February 20, 2026
“New York Times”: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milion dollarë nga opozita shqiptare

Spahiu: LaCivita do kthejë 7 milionë dollarë sepse shkoi Rama në Uashington, jo Berisha

February 20, 2026
Ish-Princi Andrew lirohet disa orë pas arrestimit për dosjen “Epstein”, policia vazhdon kontrollet në Royal Lodge

Ish-Princi Andrew lirohet disa orë pas arrestimit për dosjen “Epstein”, policia vazhdon kontrollet në Royal Lodge

February 20, 2026
Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In