SPECIALE JAVANEWS/ Shumë shpejt PD pritet të përballet me një situatë plasaritje jo vetëm brenda grupit të saj parlamentarë, por edhe në linjën e saj vertikale të funksionimit. Burime të besueshme brenda niveleve të larta të PD-së bëjnë të ditur për Javanews se në rradhët e forcës më të madhe të opozitës, ka një zhgënjim të thellë jo vetëm për mënyrën se si Kryetari i PD-së Lulzim Basha po drejton këtë forcë politike, por edhe për faktin se ai në dy vjet nuk arriti të ndërtojë një profil politik të besueshëm larg paraardhësit të tij Berisha. Gjithnjë e më shumë në korridoret e PD-së bëhet e qartë se humbja në zgjedhjet parlamentare të 2013 nga ana e Berishës nuk ishte një humbje rastësore, por shprehje e një zemërimi popullor, i cili solli Edi Ramën në krye të qeverisë. Sipas jo pak zyrtarëve të PD-së, ecja në linjën e Berishës nga ana e Bashës pritet të lerë në opozitë PD-në edhe në zgjedhjet politike të 2017. Sipas tyre, era Berisha në PD ëshë mbyllur,ndaj janë të pakuptueshme ecejakjet e Bashës në gjurmët e Berishës, duke u sjellë si trashëgimtari i një politike të rëndomtë ballkanike si Berisha dhe jo si një lider europian vizionar. “Linja Berisha” vija ku ndahen palëtËshtë pikërisht qëndrimi që ka zgjedhur Basha për të zgjedhur përfundimisht rrugën e Berishës, nëpërmjet një politike të egër e me protesta të dhunshme, ajo që ka vënë në pikëpyetje shumë serioze jo pak personalitete të jetës politike brenda PD-së, që të vijojnë të jenë pjesë e kësaj force politike apo të kërkojnë alternativa të tjera brenda kësaj force politike. Qëndrimi ndaj “linjës Berisha” mësohet se është edhe kufiri ku pritet të përballen palët. Disa prej themeluesve të PD-së, pjesë e grupit parlamentarë të kësaj force politike, kanë filluar publikisht të deklarojnë mospajtimet e tyre ndaj rrugës së
trashëgimisë që ka zgjedhur Basha. Kjo, sipas tyre, e ka kthyer kreun aktual të PD-së në një figurë që nuk ngjall asnjëfarë shprese. Përpos kësaj ky profil ala Berisha që ka zgjedhur Basha ka infektuar edhe opozitën në tërësi, pasi edhe ajo gjithnjë e më shumë konsiderohet se nuk ngjall asnjë shpresë tek shqiptarët. Nga ana tjetër kreut aktual të PD-së i janë larguar edhe alternativa të djathta të moderuara, të cilat nuk pranojnë të jenë pjesë e dekori e një politike të dhunshme që gjithnjë e më shumë ka humbur fillin e arësyes. Është fakt që ka një zemërim popullor ndaj disa reformave mjaft të diskutueshme të ndërmarra nga qeveria, por nga ana tjetër është fakt se shqiptarët gjithnjuë e më shumë po ndjejnë neveri ndaj një politike që përdor dhunën për qëllime të ngushta politike e thjeshtë për përfitime personale. Protesta e fundit e PD-së e mbushur me akte dhune ka thelluar akoma më shumë zhgënjimin e shqiptarëve të cilët duket se janë në udhëkryq pa ndonjë alternativë serioze. Çfarë pritet?A është ky momenti që disa personalitete politike brenda PD-së po përpiqen të kapin duke kthyer në kapital të tyrin politike disa aspekte të keqqeverisjes Rama dhe zhgënjimit të thellë nga “linja Berisha” që po ndjek Basha? Kjo hipotezë gjithnjë e më shumë sa vjen e po kristalizohet. Stili i protestave të dhunshme që ka zgjedhur Basha në përpjekje për të kthyer rrotën e historisë 25 vite pas, është thjeshtë njëstil dëshpërues që të çon shumë larg pushtetit. Ndërkohë kanë filluar edhe të daraviten edhe disa prej arësyeve të tjera se përse Basha dhe Berisha rizgjodhën skenarin e dhunës. Mjaft vëzhgues pranë PD-së bëjnë të ditur se rikthimi te skema e dhunës në një farë mënyre kërkontë japë mesazhin dhe se kush e drejton PD-në. Forcimi i linjës militante duke ngjallur tek ata instiktet e dhunës së verbër duket se
synon edhe të mbajë PD-ë rreth Bashës, pavarësisht kostove politike dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me komunitetin ndërkombëtarë. Militantët janë streha më e mirë që kryetarët të ruajnë drejtimin e partisë dhe për t’i përdorur kundër zërave ndryshe. Është fiks skema që përdorte Berisha sa herë ndjente zëra që kërkonin një linjë më të moderuar politike kur ishte në opozitë në raport me proceset kushtetuese dhe parlamentare, si dhe një afrim drejt SHBA-së dhe BE-së. Rikthimi i Bashës tek skemat e vjetra të dhunës populiste ështëdëshmi se vërtetë ai ka probleme jo të vogla brenda PD-së, sidomos me linjën politike që është pro SHBA-së dhe BE-së. Për të mbijetuar në krye të partisë duhen militantë, por për të fituar zgjedhjet duhen qytetarë. Është pikërisht ky shtegu nëpër të cilin duket se do të gjenerojnë edhe përpjekjet e disa personaliteteve politike brenda PD-së, që nuk mendojnë si Basha dhe Berisha, për të fituar qytetarin dhe për të rikthyer besimin e bashkësis ndërkombëtare tek PD, si një forcëpolitike europiane dhe jo si vazhdimi i një partie tipike ballkanike sherresh dhe dhune. (javanews.al) Me. Ar