Miliarderi i Amazon, Jeff Bezos, pati një moment dobësie pasi u filmua teksa i godiste të pasmet e të dashurës së tij, Lauren Sanchez. Bezos, 57 vjeç dhe Sanchez, 51 vjeç, u takuan me miqtë e tyre për drekë në “Waypoint Cafe” në aeroportin Camarillo.
Bezos kishte vendosur një maskë dhe syze dielli ndërsa dyshja po ecnin nëpër kafene. Sanchez, e cila ishte pa maskë në momentin që u filmua, u pa duke i thënë diçka të dashurit të saj duke i buzëqeshur. Kur çifti u fotografua duke dalë nga restoranti pas drekës, Bezos kishte hequr maskën, teksa u pa duke e goditur sërish të dashurën në të pasmet e saj.
Të pranishmit në restorant i thanë TMZ se siguria ishte shumë e madhe për çiftin dhe madje bllokuan hyrjen në banjë kur Bezos e përdori atë gjatë drekës.
/a.r