Big Mama ka dhënë sot intervistën e parë pasi daljes nga shtëpia e “Big Brother. Per “Big Brother Fan Club” këngëtarja e mohoi me këmbëngulje ta ketë thënë një gjë të tillë:
“Unë di dhe të shaj serbisht. Por më vjen inat se nuk e kam bërë. Më gjeni një video ku e kam thënë”, është shprehur këngëtarja.
Ndërkohë pyetjes së moderatores Dojna Mema, se cili e fiton “Big Brother VIP”, këngëtarja i është përgjigjur:
“Zemra ime është që të fitojë Arjola. Me gjithë shpirt! Pa marrë parasysh se e kanë akuzuar se po viktimizohet, por mendoj se po bën lojë me një shembull të mirë. Aty bëhen shumë lojëra të pista dhe nuk merren për shembull të keq. Por, një grua që jep mesazhin e një nëne të fortë, ajo është viktimizim”.
Pas Arjolës, ajo ka përmendur si pretendent për të fituar Ilirin, që disa herë është votuari si i preferuari i publikut.
/b.h