• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po bashkëqeverisja jote me Ramën?” Zbardhen debatet e ashpra Basha-Harxhi

by A R
21/04/2018 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tensioneve ne mbledhjen e Keshillit te PD-se dhe largimit të Imamit nga mbledhja, ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar, Edit Harxhi, ajo që bërë propozimet për pikën më të nxehtë të statutit, që lidhet me mandatin e kryetarit të partisë.

Harxhi propozoi që kryetari të ketë mandat të kufizuar dhe të japë dorëheqje pas humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje. Gjithashtu, Harxhi kërkoi që kryetari të zgjidhet jo më përmes parimit një anëtar, një votë, por nga Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Të dyja këto propozime u rrëzuan, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, kujtoi se në statut janë të përfshira instrumentet për shkarkimin e kryetarit, në rast se nuk ka një performancë të mirë

Edit Harxhi: Meqenëse kemi diskutuar për kryetarët e degëve, unë mendoj se për performancë të keqe nuk duhet të hiqen vetëm kryetarët e degëve, por edhe kryetari i partisë. Pavarësisht se dorëheqja e kryetarit të partisë është një akt moral, të cilin çdo person i moralshëm pas një humbjeje duhet ta japë, ne kemi propozuar që dorëheqja të jetë e sanksionuar edhe në statut. Ky nuk është një propozim që lindi nga hiçi, pasi unë mund t’ju përmend shumë raste ku përdoret ky nen në partitë simotra. Partia Konservatore angleze është një nga këto raste, ku në vitin 2003, përpara se të zhvilloheshin zgjedhjet, kryetari i partisë kaloi në një votëbesim. Kriza e Partisë Demokratike nuk është statusore. Propozimet që ne kemi bërë, nuk është se kemi kuptuar që kjo krizë kishte të bënte me statutin, por me krizën politike të lidershipit.

Lulzim Basha: Mekanizmat për të vlerësuar performancën kanë ndryshuar në të gjitha nivelet. Kryetari i grupseksionit mund të shkarkojë me vendim të Kryesisë, kryetarin e seksionit. Dega mund të shkarkojë kryetarin e grupseksionit. Kryesia e partisë në një degë mund të shkarkojë kryetarin dhe të bëjë zgjedhje dhe Këshilli Kombëtar, me gjysmat e votave, me vendim të Kuvendit Kombëtar të PD-së, mund të shkarkojë edhe kryetarin e PDSH. Pra, instrumenti për të shkarkuar dikë në lidhje me performancën, ekziston.

Edit Harxhi: Propozojmë që çdo aleancë apo marrëveshje duhet të marrë me patjetër, mendimin e Këshillit Kombëtar dhe jo të Kryesisë së partisë. Në marrëveshjen e 17-18 majit, ajo marrëveshje që ju nënshkruat, ishte një aleancë, pasi PD hyri në një qeverisje me kundërshtarin tonë politik dhe nuk u pyet askush.

Lulzim Basha: Nuk është e vërtetë zonjë. Për atë vendimmarrje ka pasur konsultim dhe dakordësi të plotë me Grupin Parlamentar dhe Kryesinë e partisë.

Edit Harxhi:Jo, jo, jo, kjo nuk është e vërtetë se ne kemi qenë dëshmitarë të atyre zhvillimeve. Grupi dhe Kryesia është njohur me vendimmarrjen, vetëm pasi ju dhe kundërshtari ynë politik kishin dakordësuar një marrëveshje për bashkëqeverisje./Panorama/a.m.

Next Post
Rama në Paris: E nis çdo ditë duke i bërë vetes dy pyetje

Krichbaum sjell sherr të ri, Rama: Lulëzim, mikut tënd gjerman ia kam thënë në sy...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Malaj: Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025

“Duhet të mbrojmë pensionet e së ardhmes!”/ Ministri Malaj reagon për kontrollet e pagave në ndërtim

January 17, 2026
Bordi i Paqes për Gazën/ Nga Kushner tek Witkoff, Shtëpia e Bardhë publikon emrat e anëtarëve përfaqësues të Trump

Bordi i Paqes për Gazën/ Nga Kushner tek Witkoff, Shtëpia e Bardhë publikon emrat e anëtarëve përfaqësues të Trump

January 17, 2026
18-vjeçarja përcillet sot në banesën e fundit mes dhimbjes e lotëve/ Aksidenti fatal në Durrës, Gjykata lë në burg shoferin e ‘BMW X5’

18-vjeçarja përcillet sot në banesën e fundit mes dhimbjes e lotëve/ Aksidenti fatal në Durrës, Gjykata lë në burg shoferin e ‘BMW X5’

January 17, 2026
Tiranë, u kap me kokainë, arrestohet 45-vjeçari/ I sekuestrohen edhe armë gjahu e sportive (EMRI)

Tiranë, u kap me kokainë, arrestohet 45-vjeçari/ I sekuestrohen edhe armë gjahu e sportive (EMRI)

January 17, 2026
Ëndrra amerikane në pritje! Mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit

Ëndrra amerikane në pritje! Mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit

January 17, 2026
Abuzoi seksualisht me djalin e saj 15-vjeçar/ Burg për 35 vjeçaren, humb të drejtën për të ushtruar profesionin si infermiere

Abuzoi seksualisht me djalin e saj 15-vjeçar/ Burg për 35 vjeçaren, humb të drejtën për të ushtruar profesionin si infermiere

January 17, 2026
Pas kritikave të mediave greke, reagimi i Mitsotakis për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

Pas kritikave të mediave greke, reagimi i Mitsotakis për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

January 17, 2026
Sot ishte afati i fundit, mbyllen aplikimet për kreun e ri të RTSH-së. Në garë janë 13 kandidatë

Kryeministrat dhe Televizioni Publik

January 17, 2026
Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..

Tatimet, aksion në terren, kontrolle për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit/ Në ‘lupë’ kontratat e shitjes së apartamenteve dhe..

January 17, 2026
“U ekzekutua nga profesionistë të urdhëruar nga Dubai”, mediat belge shkrim për vrasjen e Ardit Spahiut 

“U ekzekutua nga profesionistë të urdhëruar nga Dubai”, mediat belge shkrim për vrasjen e Ardit Spahiut 

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In