Kryeminsitri Rama bëri publik lajmin për vënien në zbatim të projektit për aeroportin e ri të Kukësit. Postimi i Ramës ka sjellë reagimin e shumë qytetarëve në profilin e tij në facebook. Disa prej tyre i kujtojnë aeroportin e Kukësit, që sipas komentuesve është thuajse gati dhe kërkon pak investim.
Lexoni replikat
Komentuesi: Nje shqiptar i shqiperise e ka rrogen minimale 240mij lek te vjetra =190€. Kurse nje shqiptar i kosoves, e ka 450 euro. Ne te kishim me u bo si Kosova jemi yll, lere me si Vjena sic thote kryebashkiaku.
Rama: Kushedi ne cfare kafeneje me voltazh te larte thashethemesh e ke degjuar kete diference ti Shahini Volt 😂
Komentuesi:Na nxorre gjitheve jasht shtetit bej nje investim ne veri te pak ten ndihmojme edhe Kosoven se na bllokove me takse rruge per te shku ne shpi pa Airport. Shih pak nga komshijte qe ke perreth tallen me ne sikur te jemi jetima edhe pse na I marrin eurot ne mal te zi Airporti Tivarit si Mos me keq me karroca dore I terheqin valigjet, rrethimin me tela me gjemba jo me shume se 1Meter te larte, por funksional me shumes se 80% shqiptare te udhetareve #fakt jo Kazan. Ne vlore nuk ke volum njerzish ta mbashhapur (all year round) eshte sezonal. Te kapesh tiranen nga vlora duhet mbi 2ore me ate rruge qe merr jete perdite. Nuk e Di kush ti propozon keto ide nga karriga e nxehte nxirri ne terren te vijne me fakte.
Rama: Ah o Trendafil c’te te them une ty, lum njeriu qe flet percart e eshte rehat me veten se kujton se po jep mend!
Komentuesi: E thëna me te bërën jan larg njera tjetres..ka kohe qe po flitet per aeroportin e Vlores.do jet nje arritje e madhe nese behet zoti Kryeministet Edi Rama
Rama: Patjeter jane larg, sepse e kane thene te tjeret 25 vjet me radhe! Une e thashe ne qershorin e shkuar dhe ne qershorin qe vjen do te jem ne Vlore per fillimin e punimeve😉 Dallim i madh Albano apo jo? Megjithate ti mos e beso deri ne fund
Komentuesi: eshte me shkurt dhe me më pak shpenzime te vihet ne pune aeroporti i Kukesit Z. Kryeminister i cili eshte pothuajse gati. Ul cmimet, heq eksluzivitetin e udhetimeve ajrore te Rinasit dhe afron pasagjeret e shteteve fqinje Kosove, Maqedoni madje edhe Serbi e Mali i Zi, cka i jep edhe nje dore ekonomise shqiptare. Aeroporti i Vlores mund te shfrytezohet vetem nga banoret e kater qarqeve te jugut dhe kaq. Kur behet fjale per investime strategjike duhet studiuar mire edhe frytshmeria e tyre.
Rama: Nuk kane asnje lidhje dhe nuk perjashtojne njera-tjetren! Aeroporti i Vlores do te investohet nga e njejta kompani qe po nderton aeroportin e trete te Stambollit (nje nder tre me te medhenjte e botes) dhe do te jete aeroport kombetar e jo aeroport qarqesh edhe per Kukesin e kemi planin gati por nuk ka ende ndonje propozim serioz investimi ne horizont
Qytetari: Aeroporti i Kukesit ka 20 vite gati vetem per ti ven qelsin dhe ti se hap? Se kuptoj se si ka mundesi qe merresh me aeroporte te reja kur s hap kto qe ke gati. Zoti Kryeminister Aeroporte ka por duhen Profesionist
Rama: Dorart, kur njeriu flet per gjera qe nuk i di e as i kupton behet qesharak! Mos bre burre keshtu
Komentuesi: PERSHENDETJE I NDERUAR nuk esht e nevojshme qe te nisish punime per airoport te ri ku ne kukes esht gati gjithqka Po nejse shi si esht e katandisur Shqiperia me pare fillo nga spitalet e pastaj nis airoportin n’Vlor
Rama: Samet i dashur, shko ne shkolle dhe meso e behu i ditur e zoti i vetes, qe kur ta japesh mend per Shqiperine te kesh cfare te thuash dhe ta thuash duke folur e shkruar pa gabime ne cdo fjali gjuhen e nenes tende!
Komentuesi: Shum mire ta beni. Po me ate te kukesit qa u bo, apo kur te afrohen zgjedhjet sepse me duket se e patet premtuar ce ne para dy vitesh.
Rama: S’e kam premtuar asnjehere ate une do e kesh degjuar nga tjeterkush 25 vjet rresht, por lexo me lart se i’a kam dhene shpjegimin nje miku tjeter per aeroportin e Kukesit.
/a.m.