• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Po a na ka mposhtur krimi?

by
27/06/2015 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Veçmas retorikës, varrimit madhështor të ushtarakut të vrarë dhe disa akuzave që po i bëhen policisë, vallë, vërtetë na ka mposhtur krimi?! Kjo pyetje, që vjen pak ditë pas ngjarjeve të Lazaratit-2 është një “e panjohur” e cila mbetet e pashpjegueshme për publikun. Cilët janë vrasësit e Santos? Kush e vrau Lamajn? Pse nuk gjenden ende sot vrasësit e gjyqtarit Konomi? Pse banda e “Lazaratit” iku për herë të dytë? Kush e vrau komisarin Lamaj? etj., etj.,

Në media, për rastin e fundit, është shkruar se fshati ishte rrethuar nga 400 forca speciale,  por sërish të ashtuquajturit “Djemtë e Lazaratit” ia dolën të ikin pa u lagur. Vërtetë janë dorëzuar disa dhe janë kapur të tjerë, por Lazarati mbetet njësoj, dhe jemi të ndërgjegjshëm se nuk do kalojë kohë dhe një bëmë tjetër do të burojë nga ky vend.

Zhvendosemi në kohë dhe afrohemi në Tiranë, kur bankieri u vra para zyrës së tij. Akoma sot e kësaj dite nuk kemi një përgjegjës real për vrasjen e tij. Të mendosh se viktima, u vra mu në mes të Bllokut, fare pranë Komisioneve parlamentare dhe i ndjekur hapur mu para Kryeministrisë! Nëse do të  vazhdonim me një listë, atëherë sukseset që nuk mund të mohohen të policisë, nuk mund t’i japin gjithsesi përgjigje të saktë pyetjes: A mund të thuhet se jemi të qetë para krimit?

Në një kohë që e gjithë Evropa, Azia dhe Afrika po zien nga një valë kërcënimesh dhe akte terrori që vinë nga ISIS-i, pati përpjekje ta përziejnë dhe me situatën në Lazarat, pyetja mbetet sërish pa përgjigje para vetes: A jemi të imunizuar para krimit dhe a ka fituar policia mbi të? E vështirë të thuhet, kurse për ditë e më shumë po dalin elementë që tregojnë se policia në të dy rastet e Lazaratit nuk ka qenë në lartësinë që e ka përmendur propaganda pozitive.

Për fat të keq, krimi në vitet e fundit është sofistikuar shumë më tepër sesa zhvillimi i policisë. Ky është edhe shqetësimi më i madh sot. A mundet policia të zhvillohet dhe të përmirësojë atributet e saj, apo krimi do të vazhdojë të sfidojë hapur me cinizmin e vet? Për një gjë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm, policia nuk e përballon dot e vetme luftën me krimin. Krah saj duhet të jenë dhe shumë dikastere, por edhe strukturat të tëra sociale, që sot mungojnë. Mungon  analiza e thellë psikologjike e rasteve që identifikohen, ka dështuar mbajtja nën kontroll e personave me të kaluar të keqe, apo edukimi në shkolla.

Të gjitha bashkë, do t’ia lehtësonin disi punën policisë, që të mos ishte e vetme dhe e papërgatitur si në rastin e “Lazaratit-2” . Një punë më e mirë e shumë hallkave do të ekuilibronte sot supremacinë e madhe, që ka krimi me armët moderne, paratë, dhe lirshmëritë për të vepruar keq. Por sërish a na ka mposhtur krimi? Nuk duam ta  besojmë, dhe policia po përballet përditë, por e keqja po na sfidon me cinizmin e vet përditë…

Next Post

Mamaja e Rita Orës e sëmurë me kancer?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Ervin Salianji akuza Sali Berishës: Lidershipi i PD-së ka disa ‘profesorë të humbjes’ në parti, i ka shmangur fituesit!

February 9, 2026
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

February 9, 2026
Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

Kërkoi 45-vite burg për ish-krerët e UÇK, Rama: Nuk e di ku buron filli logjik i prokurorisë për varrosjen për së gjalli të atyre burrave

February 9, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk do ta pranojmë që një organ jo i zgjedhur nga qytetarët, të pezullojë një ministër!

February 9, 2026
U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

U konfliktua me qytetarin në afërsi të kthesës së Kamzës, polici nxjerr pistoletën, AMP nis hetimet (VIDEO)

February 9, 2026
U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

U kërkuan 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, reagon Balla: Alarm serioz se si po trajtohet historia e luftës së Kosovës!

February 9, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

February 9, 2026
Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

Balluku mban postin, analisti: Gjykata Kushtetuese tregoi mungesë dinjiteti, e paaftë për të dhënë drejtësi!

February 9, 2026
Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

Kur Kryeministri thotë që pezullimi “paralizon institucionin”

February 9, 2026
I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

I riu shqiptar bën për spital berberin në Greqi, arrestohet nga policia

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In