• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Plumbi i Artë”/ Dumani: Dritan Lamaj më goditi, Alibej dyshonte te unë për Masakrën e Bradasheshit

by A R
08/04/2025 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të mërkurë ka vazhduar në Gjykatën e Posaçme procesi për dosjen “Plumbi i Artë”, ku avokati i të penduarit të drejtësisë, Henrik Hoxha ka pyetur të penduarin tjetër, Nuredin Dimano.

Përveç raportit të tij me Hoxhën, Dumani i është përgjigjur pyetjeve të avokatit Genti Rumano në lidhje me disa vrasje dhe mënyrën si është njohur me Elio Bitrin dhe Erion Alibej.

PJESË NGA SEANCA:

Avokat Genti Rumano: Kur e keni njohur Henrik Hoxhajn?

Nuredin Dumani: E kam njohur në një ditëlindjen e Festim Qoli. E bënte në një restorant në Fushë Studën ai, me 40-50 vetë. Më tha Festimi, ky është ai vëllai jonë.

Avokat Genti Rumano: Para se ta njihje Henrikun, e ke parë më para?

Nuredin Dumani: E kam parë tek një herë në makinë, në një kohë që Festim Qoli ishte në kërkim për një vrasje. Na morën në telefon, se ishin rrahur disa çuna tek lokali në Nish Tulla.

Avokat Genti Rumano: A kishe dëgjuar më parë për të?

Nuredin Dumani: Fillimisht ku kam dëgjuar për Henrikun ishte kur u arrestova për një grabitje. Aty erdhi një civil, Dritan Lamaj, ai që u vra pastaj, për të cilën u akuzua Ben Frroku. Ai më qëlloi kot e të tjerët i thanë “lëre Tani lëre”. Unë i thashë “mbaje mend ca do të bëj kur të dal”. Ai më tha, sa më kanë thënë mua si ti. Pastaj kur dola nga burgu, mora vesh nga Festim Qoli, që e kishin vrarë.

Avokat Genti Rumano: Cili ka qenë shkaku që ju ka rrahur?

Ndërhyn prokurori Behar Dibra: I lutem gjykatës të disiplinojë avokatin. Pyetja nuk ka lidhje me akuzat.

Avokat Genti Rumano: Çfarë ngjarjes i keni treguar Henrikut nga ato që keni kryer?

Nuredin Dumani: Një nga ngjarjet ka qenë vrasja e Fatmira Dedës. Kjo më kujtohet, për momentin. Gjatë kohës që takohesha me Henrikun nuk kishim kohë të flisnim për ngjarje të vjetra se kishim shumë për të bërë.

Avokat Genti Rumano: A ke marrë porosi ndonjëherë, që ke dashur ta kryesh por nuk e ke bërë?

Nuredin Dumani: Punë quhet kur merr pagesën, ose gjysmën e pagesës. Unë nuk mbaj mend ndonjë rast që të kem marrë pagesën e të mos e kem kryer. Përveç atij rastit të Mashës.

Avokat Genti Rumano: Gjatë dëshmisë në gjykatë, a i ke deklaruar të gjitha ngjarjet për të cilat ke marrë porosi?

Nuredin Dumani: Ato që keni dëgjuar këtu dhe ato që s’i keni dëgjuar i kam deklaruar.

Avokat Genti Rumano: Çfarë opinioni ke krijuar ti për Henrik Hoxhajn?

Nuredin Dumani: Drogaxhi.

Avokat Genti Rumano: Keni konsumuar ndonjëherë drogë dhe alkool?

Nuredin Dumani: Po kam konsumuar.

Avokat Genti Rumano: Në lidhje me ngjarjet që keni organizuar, a i tregonit porositësit Henrikut?

Nuredin Dumani: Në shumë raste jo, sepse nuk ishte i qëndrueshëm dhe e dija që fliste. Sidomos nga fundi nuk i tregoja.

Avokat Genti Rumano: Si e njeh Elio Bitrin?

Nuredin Dumani: Elio Bitrin e kam shok. Henriku e ka takuar dy herë Elio Bitrin. Hera e parë tek vrasja e Dorian Shkozës, por edhe në një rast tjetër. Elio Bitri me pyeti për disa ngjarje, madje kishte dyshime se mund të kisha qenë në vrasjen e familjarëve të Alibeajt. E kishte fjalën për vrasjen e trefishtë, por unë nuk kam qenë në Shqipëri në atë kohë. Elio Bitri dhe Arjan Spahiu më çoi edhe në një ambient, ku takova një person. Aty mora vesh, se ai ishte Erion Alibej.

Next Post
“Ikona, portrete e skulptura”, dërgohen në gjyq trafikantët e veprave të artit

“Ikona, portrete e skulptura”, dërgohen në gjyq trafikantët e veprave të artit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In