Një 37-vjeçar shqiptar është qëlluar me plumb në kokë në rrugën Kerasuntos të lagjes “Egaleo” në Athinë të Greqisë. Sipas mediave informative, shqiptari është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Nikeas.
Mësohet se shqiptari është qëlluar nga një fuoristrade të zezë dhe atentatori ishte ulur në vendin e pasagjerit.
Ndërkohë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të larjeve të hesapeve, sipas dyshimeve paraprake.