Kosto për një dokument në ambasadën greke ishte 32 euro, dhe mes mijëra dokumenteve që merrnin shqiptarët emigrant në shtetin fqinj, kostoja për shqiptarët shkonte në vit në 6.7 milionë euro.
Me heqjen e vulës apostile me Greqinë, shqiptarët heqin një barrë të madhe nga procedurat dhe shpenzimet për të marrë dokumentacione. Kryeministri Edi Rama i ka uruar një ditë të mbarë të gjithë shqiptarëve pikërisht me këtë lajm, dhe me lehtësitë që krijohen.
“Mirëmëngjes…dhe me këtë video që shpjegon se si heqja e vulës apostile me Greqinë u kursen qytetarëve shqiptarë 6.7 milionë euro në vit nga xhepat e tyre duke i çliruar dhe prej barrës së rëndë të nxjerrjes së 210 mijë letrave çdo vit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
83 shtete nuk e kanë më vulën apostile me Greqinë./a.m.











