Një 45 vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar “White Snow” u bë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit A. B., 45 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Shërbimet e Policisë kryen kontroll në banesën e të arrestuarit, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 222 doza kokainë, 1 peshore elektronike, e përdorur për ndarjen e dozave, 2 aparate celularë, dhe 1 automjet.