Shtëpia e Mbretit të Rock’n’Rollit, Elvis Presley në Graceland, prej shume e shumë vitesh është kthyer në muze. Muzeu mbajti ankandin e përvitshëm për të përkujtuar këngëtarin 38 vite pas vdekjes. Mbreti që ka vdekur më 1977, do kishte mbushur 80 vjet këtë janar. Graceland ofroi më se 170 artefakte të mbledhura nga koleksionues privatë, për një nga muzikantët më të shquar të shekullit XX.
Dëshironi një kostum ‘Starburst’ që Elvis Presley e ka veshur gjatë koncerteve më 1973 në Las Vegas? Apo një varëse ari me diamante që Mreti i Rock’n’Roll ia kishte dhuruar Sammy Davis Jr.? Ato janë në mesin e 174 artefakteve autentike të cilat janë shitur në ankand në Graceland, shtëpinë e Presley’s për një kohë të gjatë, në Memphis, Tennessee, shkruan sot Koha Ditore ne nje perkthim te saj.
Ankandi është pjesë e Javës së Elvisit (Elvis Week), përkujtim vjetor ky që mbahet në ditën e vdekjes së këngëtarit. Elvis kishte vdekur në moshën 42 vjeçare, përkatësisht më 16 gusht, 1977. Ankande të ngjashme mbahen edhe në ditëlindjen e tij.
Ofertat për ankandin janë pranuar online për javë të tëra, shumë kohë para mbajtjes së ankandit, ku do të shfaqen të gjitha gjërat e ofruara deri tani, ka thënë Laura Pickett, menaxhere e Ankandeve Graceland. Pickett ka thënë se të gjitha artefaktet janë ofruar nga koleksionues të largët, asgjë nuk është pronë e e vet muzeut Graceland.
Joanne Colless dhe burri i saj kanë udhëtuar nga Blue Mountains, Sydney, Australia, për të ndjekur ankandin e këtij viti. Çfarë e kishte sjellur këtë çift deri këtu? Vëmendjen e tyre kishin tërhequr një palë atlete të Elvis Presley që duken si të reja, të vitit 1956.
Pronari i atleteve siç duket i kishte mbajtur në kutinë e tyre, në vend se t’i mbathte, përshkruhet në ankand. Mendohet të shiten mbi 6.000 dollarë.
Artefakte të tjera të ankandit përfshijnë:
Pistoletën e tij personale – arma ishte prodhuar në Gjermaninë perëndimore më 1974, ajo është e gdhendur me nikel në tytë, këmbëz dhe pjesën e mbajtëses së armës. Anash tyte gjendet i gdhendur emri ‘Elvis’.
Siç duket, ai kishte mbajtur armën në gjendje shumë të mirë, pistoleta duket të jetë tejet e pastër dhe ende punon. Emblema e Elvisit, TCB, (që qëndron për Taking Care of Business) dhe shenja e tij e vetëtimës – mendohet të arrijnë vlerën prej 100,000-125,000$.
Në tetor 1970, Elvisi kishte porositur 12 varëse me shenjën TCB nga Sol Shwartz, më vonë nga Ableser Fine Diamonds and Jewelry në Beverly Hills. Varësja që do të jetë në ankand i takon koleksionit të tij origjinal, një prej të cilëve Elvisi i kishte dhuruar Richard Davisit, një anëtari të mafisë së Memphisit.
Varësja 14 karatëshe e arit – peshon 16.5 gram. Ajo përbëhet nga një zinxhir i gjatë, mes së cilit qëndron shenja TCB duke bashkëngjitur shenjën e famshme të vetëtimës pas saj.
Xhaketa – Presley e kishte veshur këtë xhaketë gjatë skenës së tij të famshme të vallëzimit me Ann-Margret në filmin e vitit 1964 ‘Viva Las Vegas’. Kjo skenë e kishte ndihmuar Elvisin të arrijë kulmin e karrierës së saj. Kostumi 962, me ngjyrë të mbyllët – që ishte veshur nga Presley në filmin ‘It Happened at the World’s Fair’.
Kostumi tjetër i mbajtur në kutinë origjinale të tij, përmban këmishën pled, rripin e zi, pantallona të kaltër, çorape të bardha dhe këpucët e tij, të prodhuara më 1957.
Presley i kishte dhuruar unazën e tij të arit me 15 diamante, një anëtari të rrethit të tij, që kishte filluar të punonte me Elvisin pasi ishte kthyer nga shërbimi ushtarak dhe kishte vazhduar të punonte me të deri në vitet e 70-ta.
Unazën tjetër të tij të arit, 14 karatëshe, në formë koke huti, Presley ia kishte bërë dhuratë një adhuruesi të tij, në një koncert të mbajtur në Lake Tahoe, maj 1973. Unaza ishte e shoqëruar nga një shall i kuq nga po i njëjti koncert, një artikull gazete dhe një letër autenticiteti nga vetë Connie Denny.
Në një pjesë të letrës thuhet: “..po këtë natë morra dhuratë këtë unazë. Isha ulur anash skenës dhe afër meje qëndronte ulur e dashura e Elvisit, Linda Thompson. Gjatë shfaqjes Elvisi gjuajti një shall të kuq, i cili ra në duart e një djali. Më pas një vajzë i morri shallin nga duart duke thënë se i takonte asaj. Kështu unë e morra shallin dhe e ndava në dy gjysma duke ua dhënë të dyve. Mendoj se Elvisi e kishte parë këtë veprim timin dhe në fund të koncertit erdhi të më përshendeste.
Ai u përkul dhe më puthi, teksa më shtrëngoi dorën dhe ma lëshoi unazën në dorë. Unë i thashë që i kishte rënë unaza në dorën time. Ai buzëqeshi dhe tha, ‘jo, unë ta dhurova atë’, transmeton Koha.net. Në fillim nuk e kuptova se çfarë kishte bërë Elvisi dhe u ktheva nga Linda duke i përsëritur që Elvisit duhet t’i ketë rrëshqitur unaza nga dora. Ajo më siguroi që nuk kishte qenë aksident”.
Në ankand është ofruar një kuti e qepur për mbajtjen e veglave, që Elvis e kishte pasur në ushtri, shoqëruar kjo nga një fotografi bardhë e zi.
Kartela e karatesë së Elvisit nga viti 1971 – vërteton se ai ishte në nivelin katër Dan, fitues i rripit të zi në Pasawon System Karate, së bashku me një tregim të bukur nga roja e tij e sigurimit, Leland Ricketts.
Në po të njëjtën fletore, gjendet gjithashtu edhe një kopje origjinale e faturës së dasmës së Elvisit me gruan e tij Priscilla.
Fatura përmban një pagesë prej më shumë se 10,000$, përfshirë fluturimin, limuzinat, shampanjën, sigurimin, muzikën, dorëzat dhe lulet për dasmën. Elvis nuk kishte kursyer asgjë për gruan e tij, Priscilla dhe të ftuarit e tjerë, të rehatuar në dy suita dhe 21 dhoma në hotelin Aladdin. Fatura i ishte dërguar agjencisë William Morrisit në Beverly Hills dhe kopja e tij, Colonel Parkerit në MGM Studios.
Në ankand po ashtu gjendet edhe një nga lodrat më të famshme të asaj kohe, një kitarë me gjashtë tela, e ruajtur në kutinë e saj. Ajo është në gjendje shumë të mirë dhe daton nga 1956-ta. Një kartelë lejekalimi për koncertet e tij, në të cilin është gdhendur emri i Elvis Presley, është ruajtur nga truproja e tij, Edi. Këto kartela ishin krijuar nga këngëtari, vetëm për rrethin e tij të ngushtë dhe të afërmit, pjesë e së cilit ishte edhe Ed.









