• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Plot 13 vite betejë për postin e Kryeministrit, kush është Ramush Haradinaj

by A R
09/09/2017 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ramush Haradinaj po bëhet serish Kryeministër i Republikës. Synimin po e realizon 13 vite pasi kishte shijuar për 100 ditë pozitën më të lartë qeveritare. Shumëkush po e sheh me skepticizëm mënyrën si se Haradinaj po e ndërton Qeverinë. Kryetari i ri i Qeverisë, siç Haradinaj ka dëshirë ta quajë Kryeministrin, sfidën më të madhe do ta ketë të merret me temat që i kishte ndërtuara si kauza gjatë qëndrimit në opozitë. Kur mori 61 vota për t’u bërë Shef i Qeverisë tha shkurt: Na priftë e mbara.

Kur Ramush Haradinaj ishte bërë për herë të parë deputet i Parlamentit të Kosovës, në nëntor të vitit 2001, kishte shkruar se ka aftësim ushtarak dhe po vijon studimet në Fakultetin Juridik. Kishte treguar se merrej me sport, ndërtimtari e siguri.

Në fakt, Haradinaj ishte Komandant i UÇK’së i Zonës Operative të Dukagjinit dhe pasluftës Zëvendëskomandant i Përgjithshëm i TMK’së.

Menjëherë pas luftës, Haradinaj, në vitin 2000, kishte themeluar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të cilën vazhdon ta udhëheq me disa shkëputje, për shkak të ballafaqimit me drejtësinë ndërkombëtare. E cila e ka shpallur dy herë të pafajshëm për akuzat për krime luftë.

I njohur në kohën e luftës, fillimisht me nofkën, Smajli, Haradinaj në fund të vitit 2004 bëhet Kryeministër duke lidh koalicion me LDK’në. Atëkohë, LDK ishte fuqia kryesore politike në Kosovë derisa Ibrahim Rugova mbante pozitën e Presidentit.

Por, qëndroi shkurt në krye të Qeverisë. Vetëm 100 ditë. Këto ditë në krye të Qeverisë ishin hyjnizuar në AAK. I kanë përmendur mijëra herë se gjatë asaj kohe ishin bërë shumë punë. Por, po ashtu, përmendet me ironi se Kryeministri i asaj kohe punonte shumë në Kosovë sepse s’mund ta lëshonte vendin pasi ishte nën llupën e hetuesve të Hagës.

Në mars të vitit 2004, Haradinaj i shkon aktakuza në Zyrën e Kryeministrit nga prokurorët e Hagës dhe menjëherë jep dorëheqje. Atëkohë, kishte mbajtur një konferencë, dhe kishte thënë se po e bën edhe një sakrificë për Shtetin.

Familja e Kryeministrit të ri ka dhënë dy djem në luftën e UÇK’së. Ndërkaq, një tjetër pasluftës i vrarë në rrethana ende të pasqaruara.

Ballafaqimi me Komandantët e Bllacës e me flliqana

Ramush Haradinaj ishte prishur keq me kolegët e luftës të shndërruar në politikanë kur kishte lidhur koalicion me Ibrahim Rugovën e LDK’në.

Ballafaqimi me zyrtarët e PDK’së kishte ndodhur më 5 mars të vitit 2005, kur po përkujtohej Epopeja e UÇK’së.

“E nderuara Familje Jahashari, të nderuara familje të dëshmorëve… mshelne Komandantë të Bllacës, ua…. “, kishte shpërthyer Haradinaj, në një fjalim të mbajtur në stadionin e Prishtinës.

Hasmëria e tij me PDK’në kishte vazhduar e thelluar edhe më shumë kur PDK mori pushtetin dhe la AAK’në në opozitë. Prej 2007’ës, Haradinaj dhe AAK kishin nisur akuzat në drejtim të PDK’së, Hashim Thaçit, ShIK’ut e Kadri Veselit.

Pak para zgjedhjeve të fundit, Haradinaj la prapa gjithë ato akuza, dhe lidhi koalicion parazgjedhor me PDK’në dhe Kadri Veselin, i cili e nominoi Kryetarin e AAK’së për Shef të Qeverisë.

Sa ishte në opozitë Haradinaj ishte ballafaquar me në pjesë të ekstremistëve fetarë. I kishte quajtur flliqana kosovarët që shkonin për të luftuar në Siri.

Haradinaj si opozitar, një kohë, kishte vendosur të bashkohej edhe me Vetëvendosjen, e cila pritet të jetë partia që do ta sfidojë më së shumti gjatë qeverisjes. Ishte bërë bashkë me Albin Kurtin kundër demarkacionit me Malin e Zi e Asociacionin e Komunave Serbe, tema këto që dështuan të shkojnë përpara në Qeverinë PDK-LDK.

Kryetari i AAK’së, i cili në rini kishte qenë punëtor krahu në Zvicër, po ndërton një Qeveri, pasi dështoi të ofronte LDK’në, me pak numra e me ndarje të çuditshme të pushtetit. Ka marrë më së paku Ministri në raport me partnerët tjerë të koalicionit. Udhëheq me vetëm Ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Shëndetësisë.

Sa do të mund të qëndrojë në Kryetar i Qeverisë nuk dihet pasi fati i tij lidhet edhe me atë se as opozita nuk i ka 61 vota. Ndoshta, edhe mund ta çojë mandatin deri në fund, pa bërë ndonjë punë të madhe në mungesë të numrave. Por, as nuk do të rrëzohet prej Qeverisë, pikërisht, në mungesë të numrave të opozitës./Expres/a.m.

Next Post
Lista/ Kuvendi i ri numrin më të lartë të deputeteve gra që nga viti 1992

Kuvendi mblidhet sërish të hënën, Rama paraqet programin dhe përbërjen e kabinetit të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In