• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

P/Ligji/ Skema si do të shpëtohen bizneset që janë në vështirësi

by Aalison Pearse Stevens
13/06/2016 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një projektligji të ri qeveria synon t’i japë fund odisesë disavjeçare të një procesi falimenti. Pas shumë diskutimesh, projekti i falimentit ka mbërritur në kuvend dhe sjell përshpejtim të procedurave të falimentimit, si dhe ngritjen e një gjykate të posaçme me të njëjtin emër. Në thelb, ligji i ri për falimentin, ka në fokus kompanitë debitore, jo për t’i nxjerrë ato nga tregu si të falimentuara, por për t’u dhënë mundësinë që të shlyejnë borxhet dhe të paguajnë kreditorët.

Po ashtu, krahas përmirësimit të klimës së biznesit, projektligji jep mundësi shpëtimi për bizneset e po ashtu eliminon abuzimet që kryhen me procedurat e falimentit. Versioni fillestar i ligjit të falimentit daton në 1994, bazuar në modelin gjerman, por ky sistem ligjor i procedurave të falimentimit përbën një mjet të pamjaftueshëm për shpëtimin e biznesit.

Në relacionin shoqërues të projektligjit hartuesit vërejnë se ai përfshin një sistem të menaxhimit të biznesit në vështirësi, që nuk ofron një mënyrë të përshtatshme për të nxitur përdorimin nga ana e debitorëve. Po kështu, ligji nuk parashikon një rregullim të plotë dhe të përshtatshëm të efektit të hapjes së procedurës së falimentimit dhe në përgjithësi, nuk ka dispozita që mbrojnë vazhdimësinë e biznesit gjatë procedurës së falimentimit dhe shitjes së mundshme të biznesit si një vijimësi. Sistemi nuk parashikon as ashpërsimin e masave ndaj debitorëve që refuzojnë të japin informacion ose që japin informata të rreme ndaj pjesëmarrësve në procesin e falimentimit.

Procedurat

Projekti argumenton se procedura e falimentimit ka si qëllim të shlyejë, në mënyrë kolektive, detyrimet e debitorit nëpërmjet likuidimit të të gjitha pasurive të tij dhe shpërndarjes së të ardhurave, ose, nëpërmjet riorganizimit ose arritjes së një marrëveshjeje tjetër të re, me synim kryesor ruajtjen e veprimtarisë së debitorit. “Një ligj me procedura të qarta ndihmon në arritjen e këtij qëllimi”, thuhet në relacion, ndërsa procedurat do të realizohen nëpërmjet, likuidimit, riorganzimit, ristrukturimit të borxhit për konsumatorët me të ardhura të rregullta dhe ristrukturimit të borxhit për subjektet tregtare përmes marrëveshjeve jashtëgjyqësore, të miratuara nga gjykata e falimentimit.  Po, ashtu përmes ndryshimeve të hauzuara nga modeli gjerman, çdo debitori të ndershëm, nëpërmjet procedurës së falimentimit, i jepet mundësia të shkarkohet nga pjesa e mbetur e detyrimeve. Projektligji sanksionon parime të rëndësishme që duhet të respektohen gjatë procedurës. Ai përmban 210 nene dhe përbëhet nga 11 pjesë.

Projektligji i ri ka dhe një nënkapitull që lidhet me përkufizimet, meqenëse kjo u kërkua nga përfaqësuesit e institucioneve dhe të palëve të përfshira në procedurat e falimentimit. Kështu janë parashikuar rreth 40 përkufizime si: kreditor, kreditor i masës së falimentit, kreditor i rangjeve më të ulëta, administrator i falimentimit, administrator monitorues, familje bujqësore, etj.

Projektligji propozon edhe shtimin e një paragrafi në nenin 605 dhe të një paragrafi në nenin 607 të Kodit Civil. Në praktikë ndodh shpesh që një debitor të ketë përballë tij më shumë se sa dy kreditorë. Në rast mospërmbushjeje të detyrimit nga ana e debitorit, gjen zbatim neni 531, i Kodit Civil, paragrafi 2, sipas të cilit të gjithë kreditorët kanë të drejta të barabarta për të kërkuar shlyerjen e detyrimeve nga pasuria e debitorit të tyre. Përjashtim bëhet kur kredia e njërit prej debitorëve me ligj konsiderohet e preferuar.

Kreditë e këqija

Problemi i kredive me probleme është konsideruar si një problem shqetësues për Shqipërinë. Edhe pse vendi ynë nuk vuajti menjëherë pasojat e krizës globale financiare dhe krizës në euro, niveli i kredive me probleme u rrit në mënyrë të qëndrueshme. Një pjesë e madhe e kredive me probleme është e kolateralizuar me pasuri të patundshme dhe është e koncentruar kryesisht në sektorin e ndërtimit. Ky problem është evidentuar edhe nga FMN-ja dhe Banka Botërore si një nga problemet më kryesore me të cilën përballet vendi ynë. Për këtë arsye, me kërkesë të autoriteteve shqiptare, një mision i asistencës teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) u paraqit në Tiranë nga data 27 prill deri në 4 maj 2015 për të ndihmuar autoritetet shqiptare në zhvillimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për adresimin e situatës së kredive me probleme (NPL) në sistemin financiar shqiptar.

Risitë për subjektet që i nënshtrohen falimentit

Kërkesa për propozimin e ndryshimeve ka ardhur edhe si kërkesë e grupit ndërinstitucional të punës, të koordinuar nga Ministria e Ekonomisë për çështjen e kredive me probleme në Shqipëri. Ky grup pune ka hartuar planin e masave i cili ka për synim reduktimin e nivelit të kredive me probleme në sistemin bankar, duke evidentuar masat konkrete me propozime për ndryshime konkrete, si dhe duke përcaktuar institucionin përgjegjës për secilën masë. Ky plan masash është bashkëfirmosur nga Kryeministri dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Risitë

 

    1. a) Projektligji parashikon zgjerimin e diametrit të rrethit të subjekteve, tek të cilët shtrin efektet e veta falimentimi ku përfshihen: personat fizikë (të tillë si individë, konsumatorë apo tregtarë); personat juridikë (të tillë si, personat juridik privatë dhe publikë, fitimprurës dhe jofitimprurës); si dhe njësitë administrative vendore.

 

    1. b) Lidhur me rrethin e veprimtarive me interes të publikut, projektligji ka parashikuar që këto subjekte do t’i nënshtrohen rregullave të përgjithshme të falimentimit, kur falimentimi rregullohet nga ligjet e posaçme, duke mbetur në këtë pikë në parashikimet që ka edhe ligji ekzistues. Ndërkohë projektligji ka parashikuar që ky rregullim të ndikojë mbi subjektet që ushtrojnë veprimtari në interes publik vetëm për sa kohë ato janë të licencuar për kryerjen e këtyre veprimtarive.

 

    1. c) Në rast se ligjet e posaçme që rregullojnë sektorët publikë apo strategjikë, nuk parashikojnë rregullat e falimentimit, atëherë çdo subjekt, sipas paragrafit të parë të këtij neni, ka të drejtë të kërkojë hapjen e procedurës së falimentimit, vetëm pasi të marrë lejen paraprake nga autoriteti rregullator përkatës.

 

  1. d) Lidhur me kompetencat e gjykatës, janë qartësuar kompetencat dhe procedurat e vendimmarrjes së gjykatës, duke e bërë më fleksibël dhe të shpejtë ndërhyrjen e gjykatës nëpërmjet vendimeve apo urdhrave që jepen vetëm me bazë konsultimi mbi aktet, pa nevojën e një seancë dëgjimore të detyrueshme.

ma.me

Next Post

Askush s’e pranon listën e veteranëve kosovare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

“Gërdeci”/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

March 10, 2026
Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

March 10, 2026
Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Nikulajn

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi paraqitet në gjyq, priten konkluzionet e mbrojtjes

March 10, 2026
Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In