Arjen Robben dhe Franck Ribery pritet të vazhdojnë kontratën me Bayern Munich. Sipas Bild, ‘bavarezët’ kanë vendosur t’u ofrojnë kontrata të reja dy lojtarëve, për të qëndruar edhe sezonin e ardhshëm në “Allianz Arena”.
Të dy futbollistët në qershor janë lojtarë të lirë, por edhe trajneri Jupp Heynckes, ka bërë të ditur se pritet të vazhdojnë kontratat.
Ribery u transferua te Bayerni nga Marseille në vitin 2007 ndërkaq dy vjet më vonë, Robben iu bashkua kampionit gjerman prej Real Madridit, përgatiti Express. (b.an)