Nga Artan Fuga/
Kur shkruajta perpara disa ditesh se Bashkia e Tiranes nuk duhet te beje shume zhurme mediatike kur mbledh plehrat dhe pastron rruget e qytetit, miq dhe dashamires te kesaj faqeje facebook, rreth 150 mije, pati prej tyre qe me te drejte me kritikuan se perse perdorja fjalen “plehraxhinjte”
Sqaroj se fjala “Plehraxhi” eshte nje fjale shume e dashur per mua dhe nuk eshte perdorur per asnje qellim te keq. Perkundrazi, eshte nje fjale qe ne femijerine time, aty nga vitet ’60, e perdornim pa te keq, me shume dashuri, pikerisht per njeriun qe mblidhte plehrat e lagjes.
Ai ishte pike referimi per ne, njeriu nga me te rendesishmit e lagjes, i respektuari i te gjitheve, i vetmi qe hynte ne oborret e shtepive pa trokitur dhe pa marre leje. Kur ndjenim nje zhurme te porta, gjyshja nxirrte koken dhe kur e shihte thoshte : mos kini merak, eshte plehraxhiu, Rrema.
Te gjithe qente e lagjes e njihnin gjithashtu, asnjeri prej tyre nuk i ulurinte ose e kercenonte.
Ja perse, e donim shume dhe nuk kishte te bente emri i zanatit te tij me plehrat. Plehrat qe benin pjese ne emrin e tij te profesionit nuk e identifikonin ate si pleher. Plehraxhiu ishte i kunderti i plehrave, nuk e barazonin ate me plehrat. Perkundrazi. Ashtu ishte shqipja e kohes, Furra, furrtari, bicikleta, bicikletaxhiu, teneqeja, teneqexhiu, etj. Prapashtesa “xhiu” ne ate kohe, ne shqipen e bute te kohes, tregonte nje zanatci, ai qe merrej me perpunimin e objektit qe perbente pjesen e pare te emrit te zanatit.
Ai kishte arsye te ishte nje profesionist i nderuar dhe shume i dashur sidomos per ne femijet e kohes. Jo vetem se gjyshet dhe gjysherit tane e respektonin shume, por edhe sepse ai kishte disa vecori, disa privilegje, qe askush nuk i kishte.
Ai ishte i bute dhe qejfpaprishur, jo si pastruesit e sotem te shkalleve apo rrugeve qe nga perbuzja e te tjereve ose nga padrejtesite qe ndjejne ne lekure se u behen jane paksa agresive dhe te lodhur. Jo, ai ishte i gezuar me profesionin e tij te larte.
Ecte lagjes i hipur ne nje karroce prej druri e madhesise te vogel, terhequr nga nje kal i madh.
Ecte mbi qerre si Perandor, si Akili qe i binte rretherrotull Kalase te Trojes pasi kishte vrare Hektorin, trupin e te cilit e terhiqte zvarre ne pluhur, ishte nje Mbret pers ne enderrat tona, vete Perandori i Egjiptit, qe siper qerres bridhte ende ne qytetet tona.
Ai ishte kaloresi i endrrave tona.
Qerreja e tij e plehrave dhe tanket ne bulevard me rast festash rivalizonin ne imagjinaten tone femijerore. Ndoshta edhe qerrja ajrore e Plakut te Vitit te Ri.
Ne femijet kishim rast te njiheshim me anatomine dhe sjelljen e kalit vetem kur kalonte plehraxhiu. Tak – tuk – tak – tuk benin patkonjte e kalit te mirembajtur mbi kalldremin e rruges, dhe ato trokellitje na kujtonin pastertine e rruges, ndjenjen e detyres, si edhe kohen qe rridhte.
Kalin e tij e perkdhelnim sepse ai ishte mesuar me ne dhe na njihte te gjitheve. Donim sa me shume qe Rrema te bente nga pak muhabet me prinderit dhe gjysherit qe ne te kishim mundesi te perkedhelnim Beson, kalin e tij, t’i ferkonim veshet e t’i jepnim ndonje cope sheqerke.
Rrema hapte njeren kanate prej druri te qerres te tij dhe aty derdhte koshin e mbeturinave qe nuk ishte i mbushur vecse shume pak sepse ai kalonte perdite. I hidhte nje pluhur te bardhe dizinfektues kazanit qe ishte prej plastiku dhe jo prej metali te rende si keto koshat e llahtarsshem te sotem, dhe pasatj me fshesen dhe lopaten e tij te bukur mblidhte te gjithe bizhdilat qe ishin derdhur te pragu. Rruga mbahej akull.
Nuk kishte qese te ndyra plastike as shishe edhe me te ndyra plastike.
Vecse kalbesira bimore dhe qelqe.
Kush bashkonte kalbesirat biologjike me qelqet ne nje kosh shihej si pervers, kriminel, idiot, vec te tjerash edhe sepse mund te vriste duart e plehraxhiut.
Shishet bosh i lanin dhe i dorezonim ne dyqan ne femijet.
Rrotat e qerres higjenike dhe ekologjike rrokulliseshin ngadale mbi xhade. Karroja e vogel hynte ne te gjithe skutat e lagjes dhe jo si sot ku ato makinat idiote qe hane gjithe diten plehra dhe mut, madje ne menyre perverse sepse e hane ushqimin nga pas, atje ku njeriu ka jashteqitjen, dhe bejne nje kreakellime te merrshme.
I urrej ato makina, jo vetem sepse sikurse thote avokati Altin Goxhaj jane pa targa, por edhe sepse jane shume perverse dhe te shemtuara. Ato i rrekellejne me fund gotat e fekaleve, pa asnje seleksion dhe me e keqja e pine dhe hane ate materie te ndyre andej nga duhet ta nxirrnin. Si njeri qe ha me prapanice. Tmerr.
E mbi te gjitha jane mendjemadhe sepse nuk pranojne te hyjne ne lagjet e ngushta, por kalojne vetem ne bulevarde. Na detyrojne te bejme marathone perpara sesa te cojme plehrat te kazanat greke, dhurate e popullit grek per kombin shqiptar, qe jane te sheshi qendror i qytetit.
Me mire t’i hedhesh nga dritarja sesa te ecesh dy kilometra me plehrat ne dore dhe i pispillosur dhe i lyer me deodorant per te shkuar ne pune a ne takim erotik.
Kali i plehraxhiut ishte shume i paster. Bajgat e tij kurre nuk binin ne toke. Kishte pas nje si torbe qe quhej “Torba e bajgave” qe mblidhte te gjithe jashteqitjen e kalit te shkrete. Por, edhe kur ndonje bajge binte mbi kalldrem, ajo ishte shume ekologjike, ngjyre jeshile, e plote si top qendronte ne rruge, kishe qejf ta shihje. Ishte si nje pjese natyre e paster ne qytet.
Plehraxhiu zbriste nga karroja e tij, merrte sfurkun a lopaten dhe e mblidhte qetesisht. Po pse o i uruar, i thoshte kalit me butesi dhe perkedheli sikurse nenat “shajne” me perkedheli bebet e vogla qe kane pshurrur pelenat me cicin e tyre te paster.
Dashuri e papare.
Gjyshet perfitonin kush e kush t’i nxirrte plehraxhiut te lagjes kafene turke, gjysherit e qirasnin me cigare, nenat i pergatisnin ndonje cope buke me cfare te kishte mbetur nga dreka a darka, dhe ne femijet ushqenim kalin me lloj lloj biskotash e karamelesh, me doren drejt e ne goje te tij.
Gjithcka rridhte bute ne jeten e plehraxhiut, diamanti i lagjeve tona me kalldrem, miku yne qe e njihnim dhe na njihte me emer. E kush di sot emrin e pastrueses te shkalles, te rruges, te faturistit te dritave, te faturistes te ujit.
Ikni, hajduter…
Kot i urrejne, ku kane faj ata…
Prandaj kur ne vend te fjales plehraxhi me thoni perdorni fjalen pastrues te rrugeve, teknike te pastertise, inxhinjere te pastrimit, etj., me vjen t’ja plas gazit. Ata jane qenie te keperdorura nga shoqeria jone, te lodhur, te paguar si skllevere, po, po, qenie dembele, por a e dini se dembelizmi eshte shprehje e luftes te klasave???
Ata nuk e pastrojne qytetin sepse e ndjenje se qyteti nuk eshte i tyre, se qyteti i ka perjashtur, se qyteti u hedh atyre ne koke te gjitha plehrat e padrejtesive te ndyra me keq se qeset me shalqi te kalbur ne apartament prej drejt ditesh.
Para se t’u kerkoni atyre te bejne punen, jepuni ate qe meritojne. Perndryshe ata rezistojne me te drejte me dembelizem. Ne Berat as dorashka nuk u japin, por duhet te mbledhin plehrat me dore. Shoqeria qe ka fituar tenderin kursen leket dhe i ndan ato me punonjes bashkie. Keshtu behet edhe gjithandej.
Mos na hedhin hi syve.
Mos u fol plehraxhinjve o kryetar, por shih tenderat me shoqerite e mbledhjes te plehrave. A i kane kontratat ne rregull.
Lek i madh qarkullon te tenderat e pastrimit, por leku qe shkon te puna e ndershme eshte si curk permjerrjee nje qeni me prostat poshte monumentit te pavaresise.
Aty administrohet ceshtja.
Nuk ka perse te kercenohen plehraxhinjte duke u thene se po nuk punuat per kater muaj do ju hedh ne plehra…
Ja pra se perse une e perdor fjalen plehraxhiu, qe ne mendjen dhe kujtimin tim eshte edhe me e nderuar sesa fjala nepunes, intelektual, militant, politikan, etj.
Nepunesaxhiu.
Intelektualaxhiu.
Militantaxhiu.
Politikanaxhiu.
Ja perse une kur i them plehraxhiu dhe jo punonjesi i pastrimit kerkoj ta emancipoj, ta bej te kete dinjitet kete te fundit, dhe jo ta perdorin ose si mitingash, ose si mase fekalesh ku i derdhin mbi koke kazana me sharje dhe kercenime, ose si plehre qe pas kater muajsh do ta hedhin te makina qe ha andej nga duhet te dhjese, ose si skllav qe e prostituojne shoqerite qe fitojne tenderat e pastrimit nga bashkite.









