• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plehrat sheshit në Kamëz, qytetarët mësyjnë drejt Bashkisë

by Java News
31/07/2017 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët e Kamëz dhe ambientalistë kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne përpara Bashkisë së Kamzës, kundër hedhjes së mbeturinave dhe djegies në lumin e Tërkuzës.
Protestuesit kanë ndërmarrë edhe një peticion për këtë qëllim, ndërsa kanë kërkuar takim me kryebashkiakun Xhelal Mziu. Ata janë futur në ambientet e brendshme të Bashkisë Kamëz. Ata nuk janë pritur nga kryetari i Bashkisë, Mziu por u është komunikuar se do t’i takojë nënkryetari për të dëgjuar shqetësimin e tyre.

Qytetarët protestojnë prej disa ditësh pasi djegia e mbetjeve rrezikon të sjellë një katastrofë mjedisore në zonën përreth. Ata anohen se djegia e mbetjeve përhap erën e rëndë aq sa ata e kanë të pamundur të hapin dyert dhe dritaret e shtëpive.

Ata kërkojnë marrjen e masave nga Bashkia për të mos hedhur mbetjet në lumë dhe djegien e tyre. Alarmin e katastrofës mjedisore në zonën e Kamzës e dha Report Tv pak ditë më parë. Mbetjet hidhen në lumin e Tërkuzës dhe më pas digjen, duke shkaktuar ndotje masive të të gjithë zonës përreth.

Sazan Guri: Të shpallet zonë emergjence
Ambientalisti Sazan Guri kërkoi shpalljen e zonës së emergjencës në zonën ku hidhen mbeturinat në Kamëz.

“Nuk shkojmë brenda (në Bashki) për tolerim. Ai është i pabesueshëm, e vetma zgjidhje është zgjidhja, do dalim që të shkojë policia dhe makinat e plehrave që t’i marri plehrat dhe t’i çojnë në Elbasan ose në vende të tjera ku ka impiante.

Zona të shpallet zonë emergjence. Le të bëjmë një hap tani, një nesër dhe tre pasnesër.

Është turp i madh, bota shqetësohet për një qese të hedhur në tokë ne kemi kanalet akoma.

Hajdeni qytetarë ta kthejmë në një kauzë kombëtare, rasti është në Kamëz por është edhe në Durrës, ku shkojmë me fëmijët dhe lahemi nëpër lumenj e ujëra të ndotura.

Një përfaqësi e qytetarëve do të zhvillojë një takim me Xhelal Mziun për sa i përket vendgrumbullimit të plehrave në Zall Herr”, tha Guri.

Next Post
Doganat: Kamatvonesa për debitorët mbetet 6 %

Biznesi i vogël mund të importojë makineri pa tarifa doganore, dokumentet që duhen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

March 4, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

March 4, 2026
Gjysma e qytetit të Gjirokastrës mbetet pa energji, kabina elektrike në fshat u përfshi nga flakët

VIDEO / Gjirokastra çel sezonin turistik, Rama: Ndikim pozitiv në zinxhirin e ekonomisë lokale

March 4, 2026
Izraeli: Pasardhësi i Khamenei-t do të jetë shënjestra e radhës për eliminim

Izraeli: Pasardhësi i Khamenei-t do të jetë shënjestra e radhës për eliminim

March 4, 2026
Arabia Saudite paralajmëron Iranin: Rezervojmë të drejtën e plotë për përgjigje ndaj agresionit

Arabia Saudite paralajmëron Iranin: Rezervojmë të drejtën e plotë për përgjigje ndaj agresionit

March 4, 2026
Tërmet financiar global, lufta në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Hormuzit rrëzojnë bursat

Tërmet financiar global, lufta në Lindjen e Mesme dhe bllokimi i Hormuzit rrëzojnë bursat

March 4, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“Kisha parandjenjë që do sulmonte i pari”, Trump tregon skenarin më të keq me Iranin: Shkatërrim i plotë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In