• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plehrat, Preç Zogaj paralajmëron Ramën: Do marrësh një mësim për ta mbajtur mend

by Aalison Pearse Stevens
28/09/2016 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Preç Zogaj thotë se Edi Rama do të marrë një mësim për t’u mbajtur mend, pas miratimit të ligjit të importit të mbetjeve.

“Fjalimet, akuzat dhe anatemat e tij të asaj kohe kundër qeverisë së demokratëve, përbetimet dhe pozat përkrah përfaqësuesve të shoqërisë civile që kundërshtonin ligjin, djegia e referendumit që do të mbahej në fillim të dhjetorit të vitit 2013, por që u bë i panevojshëm për shkak se Rama e anuloi ligjin me të ardhur në pushtet, të gjitha këto kanë qenë kaq spektakolare dhe kanë lënë një gjurmë kaq të fortë në fitoren e Rilindjes sa të shkonte mendja se ligjin e importit të mbetjeve Rama nuk do të guxonte ta kthente kurrë kështu siç e ktheu, pothuajse në fshehtësi, pa u konsultuar fare me përfaqësuesit e Aleancës Qytetare, pa kërkuar njëfarë ndjese dhe kryesorja pa rikthyer referendumin e anuluar për t’ua lënë qytetarëve vendimmarrjen.

Njeriu nuk është skllav i përjetshëm i një ideje apo vendimi. Ka të drejtë të ndërrojë mendje. Por kur flitet për një qeveri apo kryeministër ka rregulla, ka detyrime. Rama në rastin me të mirë duhej të priste të mbyllte mandatin, pastaj në fushatën e re të dilte me opsionin e importit të plehrave dhe të priste gjykimin e zgjedhësve.

Kjo është të jesh i ndershëm me qytetarët dhe votën e tyre. Nëse nuk i pritej deri në qershor, ai duhej t’i hapte rrugë patjetër referendumit të fituar me aq shumë përpjekje nga shoqëria civile tre vjet më pare”, shkruan Zogaj për Panorama.

Sipas tij, votuesit socialistë janë të sfiduarit e madh, nga ky zhvillim.

“Qytetari i lirë, socialist apo josocialist qoftë, nuk është fare në këtë ushtrim. Në fakt, zgjedhësit e majtë, kryesisht socialistë, janë të sfiduarit e mëdhenj të ligjit Rama- Meta të plehrave. Mbi këta zgjedhës ka rënë barra kryesore e kundërveprimit.

A janë robër të teserave apo luftëtarë të së drejtës? Unë besoj se mendimi i cekët i Ramës për krizën e qytetarisë shqiptare, prej nga merr frymëzimin të sillet si një sulltan i vonuar, do të marrë kësaj radhe një mësim për t’u mbajtur mend.

Shumë vlera janë në krizë vërtetë. Por një gjë ka mbetur gjallë: Thelbi i politikës demokratike që është përpjekja për ta ndryshuar gjendjen. Me çdo çmim. Ky besim bazë e lejon shoqërinë të bëjë përpara”, përfundon Zogaj.

Tema/d.i.

 

Next Post
“Kaubojsi” rrihet në Prizren, Ndocaj e mohon, prokuroria kosovare: Arrestuam 2 persona

“Në Prizren e rrahin, në Pejë e përkëdhelin! Si do pritet në Gjakovë Ndocaj...?”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe Vlorë! Orët e fluturimit do bëhen, me ose pa ne

February 23, 2026
“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

February 23, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

February 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

February 23, 2026
Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

February 23, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shkodër/ Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një të arrestuari, në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 23, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

February 23, 2026
Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In