• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plazh edhe gjatë shtatorit, operatorët: Kemi rezervime deri në fund të muajit

by S T
03/09/2024 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatori tashmë është bërë zgjatim i sezonit veror pasi edhe ky muaj shfrytëzohet maksimalisht nga turistët e huaj për të bërë plazh.

Sipas tur-operatorëve, thuajse të gjithë hotelet bregdetare i kanë dhoma e rezervuara deri në fund të shtatorit.

“Vazhdojmë deri në mesin e tetorit me rezervime, duket pozitiv dhe jemi optimistë që ta shtyujmë sa më shumë. Me fluturimet e reja ka shumë mundësi që të zgjatet sezoni edhe me rezervime indivuduale, që janë në rritje”, tha Astrit Kurti.

“Shtatori vazhdon i mirë sepse Durrësi është ideal për plazh. Preferohet nga ata që preferojnë pushime të qeta. Muaji tetor ka goxha rezervime nga vendet nordike, gjermanët, e shohin si vend ideal që vendosin të vijnë në Shqipëri për shkak të klimës, por edhe si destinacion i ri që duan ta vizitojnë”, shtoi Blerim Norja.

“Sezoni tashmë është shtrirë, ka kapur edhe muajin shtator, kjo duket nga nr i vizitorëve që kanë planifikuar të vijnë, 70% kapaciteti i mbushur. Kemi pasur një sezon të mirë, ka filluar në mars me turizëm kulturor, më pas në qershor nisi turizmi bregdetar, në shtator vazhdojmë akoma edhe për shkak të kushteve atmosferuike dhe shumë turistë që duan pushime të qeta, kanë planifikuar në këtë muaj.”, deklaroi kreu i operatorëve turistikë në Vlorë Vasil Bedinaj.

Pas shtatorit, dyndjen më të madhe e kanë turet kulturore.

“Pas shtatorit, turizmi ndahet në dy kategori, ajo e tureve kulturore që ka edhe peshën më të madhe. Turet kulturore masive nisin pas mesit të shtatorit. Nga ana tjetër, varësisht kohës, kemi edhe turistë që vijnë për plazh edhe gjatë tetorit. Nuk flasim për shfrytëzim të kapaciteve akomoduese 100%, por ka hotele që i kanë 50% të kapaciteteve të zëna. Turet kulturore gjatë periudhës janar-maj, kanë qenë me një rritje të qëndrueshme rreth 35%. Edhe vjeshta ka një rritje të konsiderueshme dhe do të ketë rritje në krahasim me vitin e kaluar. Turizmi kultutor është i shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Tirana është kampion. Ka fluks shumë të madh në Girokastër dhe Berat. Por ka pasur rritje të madhe edhe në Shkodër, Durrës, Korçë dhe Elbasan. Turistët kultutorë janë pothuajse nga gjithë bota, nga Azia, nga Evropa, nga Amerika, kemi edhe nga Afrika.”, tha Rrahman Kasa nga Unioni Turistik Shqiptar.

Thirrja e vazhdueshme që bëhet nga tur-operatorët është për më shumë investime infrastrukturore, që të bëhen destinacione të vizituara edhe atraksione që sot nuk arrihen dot për shkak të mungesës së rrugëve./vizionplus.tv

Next Post
EMRAT/ Bullgarët i morën 98.000 euro, si u mashtrua fierakja në Greqi! Autorët e morën në telefon…

EMRAT/ Bullgarët i morën 98.000 euro, si u mashtrua fierakja në Greqi! Autorët e morën në telefon…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In