Një nga njerëzit më të rëndësishëm të futbollit, Michel Platini do të jetë para seancës dëgjimore në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, ka njoftuar CAS-i përmes faqes zyrtare.
Përveç tij, në këtë seancë dëgjimore do të jenë edhe përfaqësues të tjerë të FIFA-s, të cilët po ashtu akuzohen për korrupsion në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit, UEFA dhe FIFA, transmeton Koha.net. Platini është ankuar për suspendimin prej 90 ditësh, ndërsa ka kërkuar nga CAS-i që ajo t’i hiqet përkohësisht. Vendimi për këtë kërkesë të Platinisë do të merret të premten më 11 dhjetor ka njoftuar CAS.