• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Platforma e PD për drejtësinë: Presidenti jo nga populli, Ministri jo anëtar i KLD

by
21/09/2015 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka prezantuar ditën e sotme platformën e saj për reformën në drejtësi. Në fjalën e tij, Enkelejd Alibeaj tha se selia blu ka punuar gjatë gjithë verërs për këtë platformë që siç tha ai ka marrë parasysh rekomandimet dhe standartet më të mira të ndërkombëtarëve.

Alibeaj theksoi se në të janë parashikuar rreth 300 rekomandime që synojnë të përmirësojnë sistemin e drejtësisë duke e bërë në të njëjtën kohë më të pavarur dhe më të përgjegjshëm.

Sipas tij, reforma në drejtësi duhet të jetë sektoriale, ku ndryshimet kushtetuese nuk duhet të zhbalancojnë sistemin. Kjo sipas tij nënkupton që reforma në drejtësi nuk duhet të tejkalojë Kushtetutën e vendit, por të jetë në përputhje me të.

Për Alibeajn, kur themi reformë në drejtësi nënkupton të reformohet sistemi dhe jo njerëzit.

“Reformimi i sistemit gjyqësor duhet të arrihet përmes rritjes së pavarësisë dhe përgjegjshmërisë.  300 rekomandime të hartuara sipas metodës “SMART”, rekomandime specifike. Prej këtyre 300 rekomandime, rreth 60 i përkasin nivelit kushtetues. Pjesa tjetër i përkasin zbërthimit në nivele ligjore të këtyre rekomandimeve. Në hartimin e sj vlerësuam pikëpamjen logjike të saj. Menduam se kjo platformë do të jetë plotësuese e dokumentit analitik të Komisionit të Ligjeve. Na rezutoi se dokumenti analitik nuk bazohej në informacione të sakta. Madje shpesh në këtë dokument vihen re pasaktësi. Dy çështje ishin ato që vlerësuam, këto rekomandime a janë të tilla që adresojnë të gjitha difektet në dokumentin e parë? Dhe së dyti nëse këto rekomandime i përmbahen standarteve ndërkombëtare. Na rezulton se një pjesë e madhe e rekomandimev në dokumentin analitik nuk ishin trajtuar në këtë mënyrë. Ne nuk morëm përsipër që të merrnim formula të patestuara. Formula e vetme konstatuam se ishte ekstratimi i standarteve ndërkombëtare. Dokumentet që morëm parasysh datonin nga 2010 në 2015. Ne ruajtëm disa çështje delikate. Së pari morëm parasysh se ndryshimet kushtetuese duhet të jenë në sintoni të plotë me Kushtetutën, nuk mund të tejkalojnë atë. Kjo nënkupton që asnjë nga ndryshimet kushtetuese, duhet të jenë reformë sistemi dhe jo reformë njerëzish. Nëse shërbimi i drejtësisë pranohet që nuk është cilësor sot, kjo besojmë ne është pasojë e sistemit jo perfekt që e ka lejuar një deformim të tillë.” u shpreh ai

Duke u ndalur konkretisht, Partia Demokratike nënvizoi se në platformën e saj përfshihet roli i Këshillit të Drejtësisë, Presidentit, Prokurorit dhe Ministrit të Drejtësisë.

Sipas Enkelejd Alibeajt, sa i përket KLD-së, anëtarët nuk duhet të jenë të përfshirë në politikë. Në këtë kuadër, për PD Ministri i Drejtësisë nuk duhet të jetë pjesë e KLD-së.

Ndërsa për Presidentin, PD u shpreh se nuk duhet ndryshuar mënyra e zgjedhjes së tij, pra jo nga populli. Ndërsa për Prokurorinë, rekomandimi i platformës së selisë blu konsiston në mbikqyrjen e vazhdueshme të organit të Akuzës nga gjykata si dhe krijimit të një njësie anti-korrupsion brenda Prokurorisë.

“Në platformën tonë përfshihet Këshilli i Drejtësisë, roli i Presidentit dhe Prokurorisë. Sa i përket Presidentit ne jemi të mendimit se normat kushtetuese të Presidentit duhen trajtuar si perfierike për atë pjesë që kompetencat e tij kanë mbi drejtësinë. Në këtë kuadër ne jemi të mendimit se nuk duhet ndryshuar formula e zgjedhjes së Presidentit. Sa i përket Gjykatës Kushtetuese ne kemi parasysh pavarësi vendimarrëse. Në lidhje me Prokurorin, ai duhet të zgjidhet në një ndërmjetësim me Këshillit  të Prokurorisë, Presidentit dhe Kuvendit. Në mënyrë që puna e Prokurorisë të jetë sa më efikase, duhet që ajo të jetë gjithnjë nën vëmendjen e sistemit të drejtësisë. Po ashtu duhet të krijohet një strukturë anti-korrupsion brenda Prokurorisë. Ministri i Drejtësisë nuk duhet të jetë më anëtar i KLD-së. Kjo pasi anëtarët e KLD-së nuk duhet të përfshihen në politikë.” përfundoi ai

Next Post

Pasi i mbyllën emisionin, Rudina Xhunga shkon tek Vizion Plus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karkurantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In