• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Platforma e bashkëqeverisjes? Edhe Berisha sajoi telefonata direkte por…”

by A R
09/10/2017 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi thotë se koncepti i bashkëqeverisjes me qytetarët është njëkoncept i sistemit komunist dhe sipas tij qeveritarët e ndërmarrin për të justifikuar marrëzitë e tyre aventureske. Në një intervistë për gazetën “Shekulli” Shehi komenton disa prej iniciativave të qeverisë. Sipas tij, ideja e bashkëqeverisjes me qytetarët, ideja e rinovimit të qeverisë me shumë zv.ministra, aksioni kundër makinave të zeza, janë vetëm propagandë. Shehi shprehet se rezultatet do të shikohen kur do të arrestohen peshqit e mëdhenj të korrupsionit të janë në qeveri, ndërsa krimi sipas tij mjafton që të ketë mbështetje qeveritare.

Qeveria së fundmi duket se u kompletua. Veç ministrave u emëruan edhe 33 zv.ministra që duket se e hodhi poshtë idenë e kryeministrit për një qeveri të vogël. Keni një koment?

Koncepti i qeverisë së vogël ishte propagandë dhe dihej që këtu do të përfundonte. Do të ishte më normale të ishte ashtu më pak Ministri, nuk ishte nevoja të ekzagjerohej me kaq shumë zv.ministra. Unë do tëthoja që në atë grup ka edhe që janë vënë kot, për t’ia bërë qejfin njërit apo tjetrit, siç është puna e 3 zv.ministrave nga Kosova. Kjo nuk ka të bëjë fare me shtetin. Ky është një operacion propagande dhe do të jetë populli ai që do ia shoh zullumin kësaj pune sepse deri sa të rivendosen ekuilibrat midis ministrive, midis drejtorive të ndryshme, ca shërbime do të mbeten pa u sistemuar. Ishte propagandë dhe nuk do të ketë asnjë rezultat funksional, është bërë pa studim vetëm për t’i krijuar idenë njerëzve që më në fund gjërat po ndryshojnë. Në fakt nuk ka ndryshuar asgjë sepse ky ishte kryeministër para katër viteve ky është sot. I gjithë ky operacion u ndërmor për të krijuar idenë e rinovimit të kësaj butaforie politike por gjë reale këtu nuk ka dhe vetëm dëm do të bëj sepse do të zgjasë një burokraci të kotë. Ajo që përpara do të bëhesh nga një ministër që kishte kompetencën për të vulosur tani do të kaloj nga duart e një zëvendësministri, për të kaluar sërish tek ministri. Popullit dhe biznesit do i shtohet një hallkë më tepër.

Nga bashkëqeverisje me parti aleate PS-ja siç thotë Rama do të bashkëqeverisë me qytetarët. Kjo ide është hedhur edhe katër vite më parë, në një formë ndryshe. Si mendoni ju, munden qytetarët të bashkëqeverisin me qeverinë?

Është pjesë e propagandës, siç është qeveria e vogël por që del e madhe. Kjo ideja bashkë me qytetarët është për t’u tallur me njerëzit. Nga këto eksperienca kemi parë kohë përpara. Edhe Berisha sajoi telefonata direkte, edhe Rama ka katër vjet që i bën këto eksperimente me portale. Tani ka dalë metoda e re, grupe që do të mbledhin mendjen e qytetarëve. E para, të gjitha këto janë gënjeshtra dhe propagandë. E dyta, këto janëanti-demokratike, janë paradhoma e diktaturës. Edhe shoku Enver kështu thoshte , “qeveria e masave, “ fletërrufeja” etj. Në demokraci nuk ka nevojë për këto mjete pasi qytetarët e kanë thënë fjalën me votë dhe e kanë bërë atë kryeministër. Kushtetuta jonë ka krijuar institucione, ka bërë qeveri, ka bërë institucione kontrolluese, po rindërtojmë një sistem drejtësie. Pra, shteti ka të gjithë institucionet, të gjitha mjetet që i duhen për të bërë edhe drejtësi, për të edhe luftuar korrupsionin, për të kapur edhe grabiqarët. Në këtë punë nuk ka ç’bën populli. Pyetja është si do të bashkëqeverisë Rama me popullin? Në çfarë mënyre? Çdo do të vendos populli? Ku firmos populli?Ky ideja e bashkëqeverisjes me popullin është një justifikim për marrëzitë e aventurierëve, të diktatorëve të rinj në kohë demokracie. Do e zgjasin aq sa mund ta zgjasin këtë ide por do të zbulohet shumë shpejtë qëështë një tallje.

Opozita ka bërë akuza të rënda ndaj qeverisë për krimin dhe drogën dhe ka shprehur shumë dyshime lidhur me seriozitetin e aksioneve. Ju si mendoni, do të kenë rezultat aksionet siç është edhe ai i policisë kundër makinave të zeza?

Deri më tani janë vetëm fjalë. Gjysma e Shqipërisëështë me makina të zeza. Këtaarrestojnë shoferë të makinave të zeza dhe nuk zbulohen se kush janë shefat e makinave të zeza. Realitetiështë ky: Siç na tha dhe ambasadori amerikan peshqit e mëdhenj deri më tani nuk janë kapur, madje 2-3 prej tyre gjatëperiudhës së tij dolën nga burgu. Kryeministri thotë se peshqit e mëdhenj dihen, se po u vjen dita, po i vjen fundi dhe ne nuk kemi parë të kapet ndonjëri. Ditën kur do të kapen do të fillojmë të gjykojmë. Deri më tani jemi në fushën e propagandës, peshqit po punojnë, janë në rregull fare. Ditën që policia do tëarrestojë disa prej tyre dhe që nga zyrat e shtetit do kapen ca peshq të mëdhenj e kjo do të ishte shumë e suksesshme, atëherëdo të gjykojmë ndryshe.

Ju mendoni se peshqit më të mëdhenj ndodhen në zyra shteti?

Absolutisht! Peshqit më të mëdhenj të korrupsionit ndodhen në qeveri e sipër kurse peshqit e krimit mjafton që të kenë mbështetje në qeveri. Këtu krimi nuk ka lëvizur ndonjëherë pa mbështetjen e qeverisë, segmenteve të policisë etj. Si është e mundur që një vend kaq i vogël, që e dinëedhe se çfarë çorapesh kanë veshur njerëzit, nuk e dinë kush shet drogë, e kush është bërë milionerë me paratë e drogës. E dinë shumë mirë. Pa mbështetjen e qeverisë dhe të policisë nuk mund të bëhet ndonjë herë gjë.

Ju e përmendët edhe më sipër deklaratën e ambasadorit Lu për të luftuar krimin. Mendoni se duhet të ketë një presion më të madh nga ana e ndërkombëtarëve për të luftuar krimin?

Mbas zgjedhjeve mund të them që më pëlqen pozicioni që ka marrë ambasadori amerikan. Këtu përballë stabilitetit ambasadorët kanë mbyllur sytë përpara fenomeneve të cilat do ta shkatërroninshtetin dhe institucionet shqiptare. Unë e përshëndes pozicionin e ri që ka marrë ambasadori dhe mbetet për t’u parë në vijim çfarë do të ndodh. Ligjin për drejtësinë e kanë bërë siç e kanë dashur vetë, të shpresojmë të zbatohet siç duhet, megjithëse shenjat nuk janëtë mira për të marrë rezultate.Deri më tani kemi qenë në nivelin e fjalëve. Mesa duket edhe ambasadorët e kanë kuptuar që nuk mjaftojnë fjalët,e kuptuan që kjo qeveri gënjen vazhdimisht, që ka pasur vetëm një qëllim, që të rimarrë pushtetin me çdo mjet dhe nuk ka ndonjë dëshirë për të luftuar krimin. Krimi i fry gjatë periudhës zgjedhore, u bëprotagonistë dhe të huajt do e kuptojnë tani se sa e vështirë do të jetëpër ta luftuar krimin dhe korrupsionin me këtë qeveri, që të them të drejtën, mendoj se e përkëdhelën./a.m.

Next Post
Renault do jetë me 21 vetura të reja deri më 2022

Renault do jetë me 21 vetura të reja deri më 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrye Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrye Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
Paralajmërimet e SHBA për sulm, Irani kërcënon me stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

Paralajmërimet e SHBA për sulm, Irani kërcënon me stërvitje ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

January 31, 2026
Ofroi dorëheqjen nga posti i kryetarit, Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

Ofroi dorëheqjen nga posti i kryetarit, Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK-së

January 31, 2026
Futbollisti humbet ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja Partizani-Elbasani

Futbollisti humbet ndjenjat në fushë, ndërpritet ndeshja Partizani-Elbasani

January 31, 2026
Rei Manajn e presin si hero pas rikthimit në Turqi, 2 mijë tifozë mblidhen në aeroport për të festuar

Rei Manajn e presin si hero pas rikthimit në Turqi, 2 mijë tifozë mblidhen në aeroport për të festuar

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In