Edi Paloka është deputeti i parë nga Komisioni i Rithemelimit, që ka reaguar pas platformës së propozuar ngë Enkelejd Alibeaj, dhe të mbështetur nga 31 deputetë demokratë.
Teksa poston një foto nga Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit, Paloka shprehet i keqardhur për kolegët e tij, për të cilët thotë se nuk e kanë lexuar atë se çfarë kanë nënshkruar.
“Thjeshte keqardhje per miqte dhe koleget qe ne rastin me te mire, nuk kane lexuar se cfare ju kane vene perpara…Keq ne se nuk e kane kuptuar ! Shume keq ne se e kane kuptuar dhe nenshkruar me vetedije te plote!”, shkruan Paloka në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Platforma e propozuar nga Alibeaj dhe 30 deputete te tjere nuk e përjashton Sali Berishën nga gara për kreun e partisë, por kërkon që procesi zgjedhor të ndalet, deri në bashkimin e të gjithë demokratëve./m.j











